Vlorë/Informacion paraprak Sot rreth orës 12:45, në lungomare, një motomjet ka aksidentuar këmbësoren shtetasen H. Sh., rreth 74 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit, i cili ka braktisur motomjetin dhe është larguar nga vendngjarja. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Categories
Lajme
Personi që ngiste një motomjet ka aksidentuar këmbësoren në Vlorë, dhe largohet nga vendi i ngjarjes
