Categories Lifestyle

Pesë mënyra natyrale për ta nisur shëndetshëm 2020-ën

Pas shumë karbohidrateve, kripës, sheqerit apo alkoolit të konsumuar në ditët e festave, vjen një moment mjaft i lodhshëm për trupin që e përjetojnë të gjithë. Dhe për ta marrë veten pas pushimeve, për shumë njerëz do të thotë dietë drastike, edhe pse kjo nuk është mënyra më e mirë, madje shpeshherë është edhe më pak efikase.
Pse nuk provon një mënyrë më të butë dhe të thjeshtë detox-i, së bashku me stilin e ri të jetës?

Më poshtë, janë pesë mënyra natyrale për ta nisur shëndetshëm 2020-ën.

Uji Nëse ka një mënyrë shumë të thjeshtë dhe natyrale për të pastruar trupin nga helmet është pa dyshim, uji. Shumë mjekë, vazhdimisht theksojnë se sa më shumë ujë të konsumosh, aq më të shëndetshme do ta kesh lëkurën.

Uji ndihmon në mirëfunksionimin e të gjitha organeve, për një metabolizëm efektiv dhe aparat tretës të rregullt. Po sa ujë duhet të pish çdo ditë? IOM rekomandon se në një ditë duhet të konsumosh 3.7 litra ujë (15 gota ujë) për të rriturit meshkuj dhe 2.7 litra (11 gota) për femrat.

Një dush me ujë të kripur Një dush me ujë të kripur është një terapi tjetër natyrale, e rekomanduar për të detoksikuar trupin. Për shkak të sasisë së lartë të magnezit, i cili thithet menjëherë nga lëkura, kripa është stimuluese e sistemit limfatik dhe ndihmon në qarkullimin e gjakut, forcon sistemin imunitar duke mbrojtur kështu nga çdo lloj sëmundjeje. Një dush të tillë mund ta bësh 2-3 herë në javë.

Limon, xhenxhefil dhe kripë deti Uji me limon ndihmon në detoksikimin e trupit dhe të lëkurës, por duke shtuar xhenxhefil dhe kripë, rezultati do jetë edhe më i mirë.
Dr. Kulreet Chaudhary këshillon një mënyrë shumë të shëndetshme dhe natyrale për detoksikimin. Për këtë të duhen tre përbërës: lëng natyral limoni, xhenxhefil dhe kripë deti.

Ky kombinim është një zgjidhje ideale për të pastruar trupin nga helmet. Çdo mëngjes një përzierje me këta tre përbërës, do të t’i bëjë ditët e këtij viti më të shëndetshme.

Çaji i gjelbër Përpiqu të zëvendësosh kafet e mëngjesit me çajin jeshil, i cili ka një përmbajtje të lartë antioksidantësh dhe është mënyra më e mirë natyrale për të shmangur viruset e stinës, si dhe ndihmon shumë sistemin tretës. Çaji jeshil është zgjidhja më e mirë për të nisur një ditë të shëndetshme dhe me energji.

Ushqimet e pasura me Omega 3 Mos harro që në këtë dietë detoksikuese të përfshish grupin e ushqimeve të pasura me Omega 3 (superfoods) dhe acide yndyrore, siç janë salmoni, avokado, vaji i ullirit, lloje të ndryshme farash etj. Po ashtu, edhe fruta si boronica, molla dhe frutat e thata ndihmojnë shumë për detoksikim.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME