Categories Lajme

“Pesë pyetje”, Bardhi: Qeveria s’mori asnjë masë konkrete pas tërmetit të 21 shtatorit

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi akuzon qeverinë se nuk ka marrë asnjë masë konkrete pas tërmetit të 21 Shtatorit për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me banesa të dëmtuara në Thumanë.

Bardhi i drejton 5 pyetje qeverisë pikërisht për pallatet e dëmtuara në Thumanë ku humbën jetën 24 persona.

“Pallatet në Thumanë, ku humbën jetën 24 qytetarë, u dëmtuan rëndë që në 21 Shtator. Banorët tregojnë se për gati 1 muaj kanë jetuar në çadra, për shkak se banesat e tyre dukeshin të pasigurta.

Është fakt se Qeveria nuk mori asnjë masë konkrete pas tërmetit të 21 Shtatorit për t’u ardhur në ndihmë njerëzve me banesa të dëmtuara, ku 24 banorë humbën jetën më 26 Nëntor.

Sot, është dita të zbardhen dhe te sqarohen një herë e mirë para gjithë shqiptarëve këto 5 pyetje:

1. A u verifikuan pallatet në Thumanë pas tërmetit të 21 Shtatorit?
2. Kush janë ekspertët që u angazhuan dhe çfarë vlerësimi bënë ata?
3. A u lajmëruan banorët për gjetjet e ekspertimit?
4. Nëse godinat ishin vlerësuar si të rrezikshme, çfarë masash u morën për strehimin e banorëve?
5. Kush lejoi futjen e banorëve në pallatet e shembura në 26 Nëntor?

Qeveria ka detyrimin të sqarojë pa vonesë opinionin publik, ndërsa prokuroria ka përgjegjësinë ligjore të hetojë për të nxjerrë përgjegjësit për humbjen e jetëve të 24 qytetarëve në dy pallatet e dëmtuara në Thumanë”, deklaron Bardhi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME