Categories Lajme

Peticion për tarifat e kopshteve, 4 mijë qytetare kërkesë bashkisë

Vendimi i Këshillit bashkiak për përfshirjen në skemën e taksave dhe tarifave vendore të qytetit të Tiranës ka përcaktuar 6 kategori që përfitojnë nga skema falas e ofrimit të shërbimit për çerdhet.Por pavarësisht kësaj, komuniteti rom dhe egjiptian kërkon që në këtë skemë të përfshihen të gjitha fëmijët e familjeve me të ardhura nën 260 mijë lekë të vjetra.

Eljana Rushiti: Fëmijët rom, egjiptian, fëmijët që kanë të ardhura më pak se 260 mijë lekë në muaj nga familja dhe fëmijët jetim të arrijnë të përfitojnë kopshtet dhe çerdhet falas.

Mbledhja e firmave ka nisur prej muajit korrik të këtij viti dhe ka bërë bashkë rreth 4 mijë qytetarë të cilët mbështesin këtë nismë qytetare.Përfaqësuesja e kësaj nisme, Eljana Rushiti, shton se synimi është mbledhja e rreth 6 mijë firma për t’ja çuar më pas bashkisë.

Eljana Rushiti: Është një inisiative qytetare. Ne duhet të mbledhim 5-6 mijë firma që të ndryshojmë vendimin e këshillit bashkiak.

Sipas vendimit të këshillit bashkiak të Tiranës, nga skema e përjashtimit të tarifës për çerdhet përfitojnë fëmijët me statusin e jetimit apo kur kujdestari ligjor ka statusin e jetimit, fëmijët me aftësi të kufizuar apo me kujdestar me aftësi të kufizuar, fëmijët e familjeve monoprindërore dhe ata me ndihmë ekonomike.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME