Categories Sport

Philadelphia e Jazz Solide në NBA, Milwaukee Bucks fiton në limite

Philadelphia konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores 135-115 ndaj Houston Rockets jashtë fushe. Ndeshje e dominuar nga miqtë, ku u dallua Embiid me 34 pikë e 11 rebound, lider në fushë për Philadelphia.
Po në Lindje, një nga sfidat më interesante ishte ajo mes Milëaukee Bucks dhe Ëashington Wizards. Vendasit e Bucks ia dolën të triumfojnë me rezultatin e ngushtë 135-134. Wizards bënë mjaft mirë në fraksionin e parë dhe të katërt të ndeshjes, por kjo nuk mjaftoi për të shmangur humbjen.

Për miqtë Beal ishte në formë spektakolare, pasi e mbylli ndeshjen me 42 pikë të shënuara, 4 topa të rikuperuar dhe tre asiste, që gjithsesi nuk i shërbyen për asgjë skuadrës. Bucks mbeten në vendin e tretë, por vetëm 1 fitore larg Brooklyn Nets të vendit të dytë. Në Perëndim, surprizë humbja e Phoenix Suns, 135-105 nga Atlanta Hawks, humbje që ndërlikon pozitat e Suns, që tashmë janë të dytët në renditje. Booker realizoi 30 pikë, por që s’mjaftuan, ndërsa për Atlantan, 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë.

Në krye të renditjes në Perëndim qëndron Utah Jazz, që mposhti 126-94 San Antonio Spurs, në një ndeshje ku u dallua Clarkson, autor i 30 pikëve. Jazz nuk e vuri për asnjë moment në dyshim fitoren dhe fitoi me rezultat të thellë të tre fraksionet e para, duke i lejuar vetes një ulje të ritmit në pjesën e fundit të ndeshjes. Klan News

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME