Categories Kulture

Pjesa shqiptare e Ohrit në UNESCO, një zonë me bukuri natyrore dhe me potenciale turistike

Pjesa shqiptare e Ohrit tashmë pjesë e trashëgimisë botërore të UNESCO-s është një zonë e cila të ofron përveç bukurive natyrore dhe potenciale të shumta turistike për vizitorët vendas dhe të huaj.

Pogradeci është qyteti ku qetësia e liqenit bashkohet me qetësinë e njerëzve dhe ku vizitorët ndjejnë kënaqësinë e shërbimit dhe mikpritjes.

Ky qytet i ofron çdo grupmoshe qetësi dhe argëtim, ku liqeni është një parajsë qetësie dhe ku ushqimi bio i gatuar me gjithë delikatesën mesdhetare nga zonjat duararta pogradecare  me perimet e sapo mbledhura nga fusha dhe koranin që nga rrjeta e peshkatarit shkon direkte në tigan e bën eksperiencën në këtë qytet magjike dhe të paharrueshme.

Pogradeci ofron çdo gjë për çdo vizitorë për fëmijët peshkimin e peshqëve në breg të liqenit një gjë kjo që duket si loja e preferuar e tyre. Për vizitorët që pëlqejnë itineraret kulturore mozaikun e Linit, dhe për ata që pëlqejnë turizmin natyror në anën tjetër është Driloni.

Një orë larg është dhe Parku Kombëtar i Prespës, ku vizitorët i pret ishulli i Maligradit dhe pelikanët kaçurrel i urojnë atyre mirëseardhjen me spektaklin e tyre ujor si dhe tava e krapit një ushqim tradicional i cili të tundon për tu kthyer përsëri në këtë vend.

Vizitorët që shkojnë Pogradecin s’duhet të harrojnë dhe pasaportat pasi në mbyllje të rrugëtimit të tyre mund të shijojnë një kafe në Shën Naum, Ohër apo Strugë. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME