Categories Lajme

Pjesë e grupit kriminal, GJKKO cakton masën e sigurisë për Klodian Gjikondaj

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj Klodian Gjikondaj, akuzuar për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal.

“Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi”, thuhet ndër të tjera në njoftimin e GJKKO.

NJOFTIMI I GJKKO:

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 01.02.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: Marrjen në pyetje të personit të pandehurit, të arrestuarit Klodian Gjikondaj, akuzuar për veprën penale të “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim në formën e grupit të struktuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 298/1-28-4, 333/a/2 dhe 334/1 i K.Penal, ndaj të cilit është zbatuar dhe ekzekutuar masa e sigurimit.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj, Erjon Çela dhe Elsa Ulliri, me vendimin Nr. 10, datë 02.02.2024 vendosi:

Pranimin e kërkesës.

Verifikimin e kushteve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arresti në burg” të dhënë ndaj të pandehurit Klodian Gjikondaj me vendimin Nr.2, datë 09.01.2022 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe vazhdimin e zbatimit të kësaj mase.

Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe Policia Gjyqësore për ndjekjen edhe zbatimin e këtij vendimi.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar brenda 5 ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit.

U shpall sot në Tiranë, me datë 02.02.2024.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë/ 16-vjeçari humb kontrollin e motomjetit, dërgohet me urgjencë te Trauma

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme në fshatin Balldre të Lezhës, ku një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Plagosi me thikë 19-vjeçarin dhe theu “Arrestin në shtëpi”, kapet 23-vjeçari pas disa orësh ndjekjeje

Sekuestrohen thika e përdorur në konflikt, kanabis dhe një armë sportive që përdorej me sfera.…

LEXO ME SHUME