Categories Lajme

Pjesë e grupit të tjetërsimit të 62 mijë m2 toka në Ishëm, arrestohet 32-vjeçari që ishte në kërkim

Një person i shpallur në kërkim për tjetërsimin e pronave në Ishëm dhe Lalëz, ka rënë sot në prangat e Policisë. Sipas një njoftimi nga Polica mësohet se sot në pranga ka rënë shtetasi Algert Rapi 32 vjeç i cili banon në Sukth. 32-vjeçari ka qenë në kërkim prej ditës që u arrestuan 18-personat e tjerë, ku mbi të rëndojnë disa akuza. Policia në kohën kur zhvilloi arrestimin bënte me dije se Rapi ka qenë përfitues tokash pas tjetërsimit që bënte grupi prej më shumë se 21 persona.

NJOFTIM I PLOTË Vijon operacioni policor i koduar “RODONI”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e korrupsionit dhe falsifikimit të dokumenteve. Kapet dhe ndalohet një prej personave të shpallur në kërkim gjatë operacionit. Më herët gjatë operacionit u arrestuan 18 persona dhe u shpallën në kërkim 3 të tjerë. Në vijim të operacionit policor të koduar Rodoni, Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore Durrës, kapën dhe ndaluan shtetasin: A.R., 32 vjeç, banues në Katund i Ri, Sukth, Durrës.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale ” Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, e kryer në bashkëpunim. Vijon puna për kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme. Operacioni ‘Rodoni’ u zhvillua pak javë më parë. Nga operacioni u arrestuan pak 18 ish-punonjës të Kadastrës në Durrës dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në deklaratën për mediat Policia bëri me dije se të gjithë këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar një pronë prej 68 mijë metra katror në Ishëm, ku janë përfshirë shumë hallka të këtij institucioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplaset për vdekje një shtetase nga Kosova

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të hëne (15 qershor) në aksin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e Valter Lleshit, viktima kishte precedent në një ngjarje kriminale të vitit 2020

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me vrasjen e ndodhur në Mirditë. Viktima,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pacolli ngre shqetësimin: Kërcënime dhe pengesa për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka postuar disa foto nga punimet në Aeroportin e Vlorës, ndërsa që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia jep informacion zyrtar për efektivin e Rrugores që i dha fund jetës në Tiranë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së dielës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humbi jetën 15-vjeçari , Gjykata e Gjirokastrës lë në “arrest shtëpie” pronarin e pishinës

Skandale ne Gjirokaster pishina nuk plotesonte asnje kusht sigurie nje femije humbi jeten por gjykata…

LEXO ME SHUME