Categories Lajme

Pl.agosi 53-vjeçarin në Kavajë, arr.estohet autori (VIDEO)

Një plagosje me breshëri kallashnikovi  ka ndodhur në qytetin e Kavajës rreth orës 11:10.  Burime bëjnë me dije se i plagosuri është Rexhep Tare 53-vjeç ndërsa autori që tashmë është arrestuar nga policia quhet Fitim Baboçi 31-vjeç. Këtij të fundit i është sekuestruar edhe arma e zjarrit kallashnikov.

E gjithë ngjarja ka ndodhur pranë bashkisë së vjetër, ku i plagosuri kishte një lokal të vogël dhe ka qenë duke ecur, ku autori Fitim Baboç ka hapur zjarr me breshëri ndaj tij. Kanë qenë dëshmitarët e rastit dhe të shoqëruarit në polici që kanë ndihmuar duke dhënë detaje për autorin i cili u kap vetëm disa metra larg vendit ku kreu krimin.

Burime bëjnë me dije se fatmirësisht 53-vjeçarin e ka kapur vetëm një plumb dhe është jashtë rrezikut për jetën. Autori dhe i plagosuri kishin njohje me njëri tjetrin pasi ishin nga e njëjta zonë. Dyshimet e policisë janë se dy personat në fjalë kishin një konflikt të vjetër mes tyre dhe gjërat janë agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Si pasojë e të shtënave janë dëmtuar edhe xhamat e disa bizneseve për rreth si dhe është rrezikuar jeta e kalimtarëve të rastit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME