Categories Lajme

Pl.agosja në Kavajë, dëshmia e autorit në depresion: Si nisi she.rri para 10 vitesh në shkollë, më provokonte me djalin

Zbardhet dëshmia e autorit të plagosjes së ndodhur dje në Kavajë. 31-vjeçari Fitim Baboçi, ka deklaruar para grupit hetimor se mbi 10 vite më parë, gjatë kohës që ka qenë në gjimnaz ka pasur një konflikt me djalit e të plagosurit, Rexhep Tare.Sipas të riut, si dhe familjarë të tij të marrë në pyetje nga policia kanë pretenduar se Tare dhe djali i tij e provokonin 31 vjeçarin gjatë gjithë kohës.

Mbi 10 vite më parë kam pasur sherr me djalin e Rexhepit. Jemi zënë në gjimnaz. Në atë kohë jetonim edhe në të njëjtin pallat, ishim fqinj. Familja ime është shpërngulur prej andej dhe tani jetojmë përballë me dyqanin e Rexhepit. Gjatë gjithë kohës ata më kanë provokuar, madje edhe në qytet na mbajmë nëpër gojë“, ka deklaruar 31 vjeçari.

Ndërkohë, burime pranë policisë sqaruan se prej disa kohësh Fitim Baboçi kurohej nga depresioni.

Nga ana tjetër, policia ka marrë në pyetje edhe 53 vjeçarin Rexhep Taren, i cili ndodhet në Spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën. Tare ka deklaruar se nuk ka asnjë konflikt me autorin dhe familjen e tij.

“Shumë vite më parë djemtë kanë pasur një sherr në shkollë. Kanë gjëra fëmijësh dhe muhabetet ishin mbyllur. Isha duke shkuar në dyqan kur me qëlluan“, ka thënë ai. Ngjarja ku mbeti i plagosur me një plumb në trup 53 vjeçari Tare ndodhi mëngjesin e djeshëm në Kavajë, ndërsa autori u ndalua nga dy qytetarë, e më pas iu dorëzua policisë për tu vënë në pranga.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME