Categories Lajme

Plagoset me thikë 22-vjeçari shqiptar në Greqi, ja çfarë ka ndodhur

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi, ku i ri shqiptar është plagosur me thikë nga tre persona.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në një lokal nate, në Artemisa. Sipas raportimeve të mediave helene, tre personat janë përleshur me 22-vjeçarin shqiptar, kur papritur njëri prej tyre ka nxjerrë thikën dhe ka plagosur të riun, i cili ka mbetur i plagosur.

Pas ngjarjes, tre autorët hipën në një makinë dhe u larguan. I plagosuri i ka ndjekur me mjetin e tij, derisa në kryqëzimin e rrugëve Artemisos dhe Salaminos ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me një farmaci.

22-vjeçari është dërguar me ambulancë në spital, ndërsa Policia po punon për arrestimin e tre autorëve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME