Categories Lajme

Plagoset në oborrin e shtëpisë kryetari i PD në Ulëz, policia mashtron dhe manipulon ngjarjen

Disa të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në Mat, në fshatin Bushkash.

Burimet bëjnë të ditur se, Xhovalin Rica, kryetari i Grupseksionit të PD në Ulëz është plagosur me armë në oborrin e shtëpisë së tij.

Policia manipulon rrethanat e ngjarjes dhe e servir lajmin për mediat si vetëplagosje.

Burimet nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se Rica ka qenë në oborrin e shtëpisë së tij kur është qëlluar me çifte nga një person dhe ka mbetur i plagosur rëndë.

Të njëjtat burime bëjnë të ditur se Xhovalin Rica ka qenë në një lokal me një person sot në mesditë dhe kanë bërë debate. Dyshohet se personi që ka qenë në lokal me Ricën mund ta ketë qëlluar me çifte. Policia e njeh personin që qëlloi me armë ndaj kreut të PD-së Ulzës, por e ka lënë të lirë duke e cilësuar krimin si vetëplagosje.

I plagosuri Rica është nisur drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Njoftimi i Policisë së Matit

Policia ka marrë informacion se në fshatin  Bushkash, Mat, dyshohet se është vetëplagosur me armë gjahu shtetasi Gj. R., 45 vjeç, pranë banesës së tij. Menjëherë është ngritur grupi hetimor duke shkuar në vendin e ngjarjes, ku paraprakisht i dëmtuari ka deklaruar se është vetëplagosur me armën e gjahut. Shtetasi Gj. R., është dërguar për ndihmë më të specializuar drejt Tiranës. Grupi hetimor vijon hetimet për sekuestrimin e çdo prove materiale që do të çonte në zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

U plagos në sy gjatë protestës, Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali: Zoti do të sjellë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli, protestuesi që u plagos në sy me plumb gome gjatë protestës të tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari akuzohet për shpërdorim detyre në disa raste

Fier/ Arrestohet ish-juristi i Kadastrës, 56-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga operacioni “Stolen Land” Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash

Serbia/ Studentët rrëzojnë dominimin e Vuçiçit, sigurojnë shumicën parlamentare pas dy vitesh protestash Lista Studentore…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shtatë orë në SPAK, flet Behgjet Pacolli: Kam bërë kallëzim penal për Aeroportin e Vlorës

Biznesmeni nga Kosova, Behgjet Pacolli, ka dalë nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme pas rreth…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi çdo ditë në protestë

Protesta studentore në ditën e 14-të/ Pedagogët në mbështetje të studentëve, Kovaçi: Do të jemi…

LEXO ME SHUME