Categories Lajme

Plagosi me thikë vjehrrin dhe kunatin në lagjen “1 Maji” , arrestohet 27-vjeçari nga Vlora

Vlorë Plagosi me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij dhe u largua nga vendngjarja, kapet dhe vihet në pranga pas një orë kërkimesh e ndjekjeje nga shërbimet e Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, në lagjen “1 Maji”, Vlorë, ishin plagosur me mjet prerës (thikë) dy shtetas, menjëherë shkuan në vendngjarje.

Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale të kryera në vendngjarje është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar. Shërbimet e Policisë pas afro një orë kërkimesh kanë lokalizuar, kapur dhe prangosur, në lagjen “8 Nëntori”, autorin e dyshuar shtetasin R. K., 27 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas pas një konflikti të çasit për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë), vjehrrin dhe kunatin e tij, shtetasit Xh. B., 61 vjeç dhe A. B., 30 vjeç, të cilët ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Në vendngjarje në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 2 mjete prerëse thika. Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME