Categories Lajme

Plagosja dje në Durrës, flet dëshmitarja: Çdo ditë vriten e priten për gocat e dashnoret, po bëhet kiameti

Një plagosje me thikë është regjistruar ditën e sotme në Durrës, pas një konflikti mes dy adoleshentëve.

20-vjeçari Alesjo Musaj është konfliktuar me një 16-vjeçar dhe në sherr e sipër e ka qëlluar me thikë. I mituri i plagosur është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia e Durrësit ka vënë në pranga 20-vjeçarin.

Ngjarja ka ndodhur pranë sheshit “Pranvera” në lagjen 11 të qytetit, pak para se në shkollën pritëse “Shaqe Mazreku” të niste mësimi.Një grua që ka parë përleshjen mes dy adoeleshentëve u ka bërë thirrje prindërve që të merren me edukimin e fëqmijëve në mënyrë që të mos përsëriten më të tilla ngjarja.

Në një prononcim për mediat, gruaja thotë se çdo ditë raportohen në media prerje e vrasje mes të rinjve, për të cilat sipas saj, shkak bëhen vajzat.

“Ditë për ditë po bëhet kiameti, theren e priten për gocat. Nënat të dëgjojnë në televizor e t’i edukojnë fëmijët. Dhe ju s’keni çfarë të bëni, vini se jeni të detyruar, prindërit kanë shumë punë për të bërë me fëmijët e tyre.

Unë kisha dhjetë, çfarë është kjo punë. Çdo ditë dëgjojmë në televizior, vrasje, prerje, për gocat, për dashnoret,”- tha gruaja ndër të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME