Categories Lajme

Plagosja me thikë e tre të rinjve në Vlorë, arrestohet një prej autorëve të dyshuar (Pamje)

Policia ka vënë në pranga një nga autorët e dyshuar të plagosjes me thikë të tre të rinjve në Vlorë, ndërsa bën me dije se në kërkim është shpallur personi tjetër i dyshuar. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në lagjen “Isa Boletini”, ku pas një konflikti çasti, kanë mbetur të dëmtuar me thikë dy 18-vjeçarë dhe një 20-vjeçar i identifikuar si Xh. H., të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Pas ndërhyrjes së policisë është arrestuar njëri nga autorët dhe nga kontrolli në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar; 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika). Ndërkohë, vijon puna për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit të dytë të dyshuar

Njoftimi:

Vlorë/Informacion paraprak

Plagosën me mjet prerës (thikë), 3 bashkëmoshatarët e tyre, falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë, vihet në pranga njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e autorit tjetër të dyshuar. Sekuestrohen 1 pistoletë sportive, 2 mjete prerëse (thika) dhe 2 përforcues grushti.

Rreth orës 12:30, në lagjen “Isa Boletini”, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, kanë mbetur të dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit Xh. H., 20 vjeç, E. T., 18 vjeç dhe H. N., 18 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, bënë të mundur kapjen e njërit prej autorëve të dyshuar, shtetasit H. M., 18 vjeç, dhe shoqërimin e tij, në Komisariatin e Vlorës, për veprime të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit H. M., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 pistoletë sportive, 2 përforcues grushti dhe 2 mjete prerëse (thika). Vijon puna për kapjen e autorit tjetër të përfshirë në këtë konflikt, shtetasit J. R.Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 31 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia juaj me partnerin do ketë goxha përmirësime sot. Do i harroni  mosmarrëveshjet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar përplaset nga një makinë për vdekje

Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në gjysmën e qytetit

Zjarr i madh gjatë natës në magazinat e ish-NPA-së në Gjirokastër, ndërpritet energjia elektrike në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në fabrikën e kafesë në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike

Zjarr në fabrikën e kafesë “Thomas Enkelana” në Pogradec, dyshohet për shkëndijë elektrike Një zjarr…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME