Categories Politike

“Po ç’është ajo sallë dasmash o Lulëzim”, Rama vë në lojë Bashën: Dukeshe si një dhëndër i inatosur…

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, i cili edhe në konferencën e sotme dhënë për gazetarët, përsëriti kërkesën e tij që SPAK të nisë hetimet për aferën me inceneratorët. Edhe pse siç ndodh zakonisht, nuk ndalet në shifrat e dhëna për inceneratorët, që ende nuk kanë nisur nga puna, Rama shprehet se kreu i PD-së nuk mund të thojë se mafia po pastron Shqipërinë.

Rama për Bashën: Po ç’është ajo sallë dasmash ku i bëke konferencat e Lulëzim?! Të ndoqa pak sot e u habita, qesharake shumë salla dhe ti si dhëndërr i inatosur që klithje pse po pastrohet Shqipëria nga plehrat! Po si mund të jesh kaq nostalgjik për plehrat që i bëre mal në Tiranë e ndote dynjanë!

Po si mund t’u thuash shqiptarëve që mafia po pastron Shqipërinë nga haletë gjigande në mes të qyteteve më të mëdha të vendit e nga helmet që pushtuan ajrin me dekada në Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e gjetkë?! Po pse kështu do bëhesh KM ti o miku im Artist, me plehrat në gojë?!

E ke dëgjuar mirë nga unë, se ta kam thënë shpesh, shqiptarët s’janë budallenj, po ajo që s’kupton ti kur e thua këtë është se shqiptarët s’kthehen më tek plehrat o Lul!Sa më shumë do vuash në sytë e tyre duke qarë për plehrat që po pastrohen,aq më shumë do mërzitesh në 25 prill!

Çfarë deklaroi Basha para gazetarëve

Rama, Ahmetaj, Veliaj, Klodian Mërtiri me shokë, sot vazhdon të marrë miliona euro, që duhet të shkonin për të papunët e bizneset e vogla, ka shtrirë tentakulat, jo vetëm në shtet, por edhe pronarë të mediave. Refuzoni paratë e mafies dhe denonconi aferën korruptive 400 mln euro të shqiptarëve për mafien e plehrave. Nuk është kurrë vonë për të denoncuar.

SPAK të justifikojë ekzistencën. Keni marrë miliona nga taksapaguesit, është momenti të çoheni dhe të mbroni bukën e gojës së shqiptarëve. SPAK të nisë dhe njoftojë hetimet për aferën 400 milionë të mafies së plehrave. Të japin përgjegjësi para shqiptarëve, ose të japin dorëheqjen. (E.K/Faxweb.al) 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME