Categories Lajme

“Po fola, do ju duhet të hapni një burg të ri”/ Gazetarja Klodiana Lala tregon detaje nga dëshmia e Nuredin Dumanit

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar detaje të reja nga dëshmia e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit.

Sipas saj, Lala thotë se ato që janë bërë publike në media, janë vetëm maja e ajsbergut të atyre që ka dëshmuar.

“Unë do flas, por juve ju duhet të hapni një burg të ri. Kjo ka qenë fjalia e parë me të cilën Nuredin Dumani nisi dëshminë. Mjafton të provohen krimet, pasi nuk mund të jenë të lirë. Është pajtuar nga grupe të ndryshme kriminale. Unë jam e prirur të besoj dëshminë e Nuredin Dumanit. Ngjarjet që kemi parë, është vetëm maja e ajsbergut e asaj që ka deklaruar. Prokuroria e Posaçme është e fokusuar në qytetin e Durrësit, ku janë zhvilluar disa ekzekutime mafioze ku janë përfshrië direkt dhe indirekt Nuredin Dumani dhe Henkrik Hoxha.

Është fokusuar në Lezhë, ku mendohet se në vrasjen e Aleksandër Ndokës, ka qenë një grup nga zona e Niklës në Krujë, të cilët kanë pasur një tentativë për të pasur marrëveshje me familjen Ndoka. Pas vrasjes së Aleksandër Ndokës, ka një gjë tjetër. Ka pasur një seri ekzekutimesh të cilat janë dyshuar të lidhura me këtë ngjarje. Ka folur për disa vrasjen në Shkodër ku flet me emra konkrete” – tha Lala.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME