Categories Lajme

Po hanin molto gjatë shërbimit, flet infermieri: I shërben 20 pacientëve, a nuk ka nevojë për 5 minuta pushim?

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” (QSUT), ku tre infermierë të Neurokirurgjisë u pezulluan pasi gjatë kontrollit në orarin e punës u kapën duke ngrënë molto.

Atyre iu është komunikuar që do të jenë të pezulluar deri në muajin korrik. Në lidhje me këtë ngjarje të pazakontë ka reaguar Elson Jaçaj, drejtues i Shoqatës së Infermierëve. Ai tha se për shumë qytetarë mund të duket e pabesueshme, por sipas tij trajtimi i personelit në QSUT nuk është ai i duhuri dhe ai që reklamohet nga qeveria. Jaçaj shtoi se ngjarja është mbajtur e fshehtë, ka disa ditë që ka ndodhur dhe i është bërë presion personelit për të mos treguar të vërtetën.

Ai shprehet: Një grup kontrolli që ka shkuar në një nga pavionet e QSUT dhe ka gjetur infermierët duke konsumuar ushqim (molto). Në QSUT infermierët punojnë pa protokoll, por në kodin e punës çdo punonjës ka nevojë që të konsumojë diçka gjatë ushtrimit të profesionit. Aty punohet pa protokolle dhe nuk zbatohet asnjë ligj për infermierët. Një infermier i vetëm që i shërben 20 pacientëve a nuk do të ketë nevojë për 5 min pushim?

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME