Categories Lajme

Rritja e madhe e numrit, flet Ministria

17 raste të reja janë shënuar në vendin tonë në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin total të të prekurve në 820. Drejtoresha e ISHP-së Albana Fico deklaroi sot se ajo që është shqetësuese është se në 24 orët e fundit ka një rritje të lehtë jo vetëm të rasteve pozitive, por edhe atyre që kërkojnë shtrim në spital. 4 pacientë i janë shtuar spitaleve Covid në 24 orët e fundit, një prej rasteve ka përfunduar në terapi intesive.

Sipas Ficos, 11 nga rastet e reja që janë zbuluar së fundi janë raste familjare dhe persona kontaktesh, ndërsa 6 raste të tjera janë raste të reja, çka shton mundësinë e rritjes së mëtejshme të numrit të të prekurve pas hetimit epidemiologjik. Deklarata: Situata epidemiologjike po monitorohet me shumë kujdes nga të gjitha strukturat e shëndetësisë. Në këtë situatë të lehtësimit të masave, është rritur vigjilenca për gjurmimin, testimin dhe identifikimin në kohë të rasteve të dyshuara si dhe kontakteve të tyre. Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 270 testime për persona të dyshuar dhe prej tyre rezultojnë 17 raste pozitive.

11 të prekur janë kontakte të rasteve të mëparshme pozitivë, ndërsa për 6 të prekur po vijon hetimi epidemiologjik në terren. Rastet pozitive të ditës së sotme janë të shpërndara përkatësisht, 9 raste në Tiranë, 5 raste në Krujë dhe Kamza me 3 raste, vatër familjare. Që nga fillimi i epidemisë deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 820 qytetarë ndërsa 70 % e tyre janë shëruar. Aktualisht janë 219 persona aktivë me COVID19. Siç shihet, ka një rritje të rasteve në 24 orët e fundit, jo vetëm në numrin e rasteve të identifikuara por edhe shtrimet në spital janë shtuar. Në dy spitalet, sot kemi 38 të shtruar nga të cilët 8 janë në terapi intensive.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë. Ftojmë qytetarët të mos neglizhojnë shenjat dhe të telefonojnë menjëherë urgjencën kombëtare 127 në rast se kanë dyshime se janë të prekur nga ky virus. Për të kontaktuar mjekun e familjes, për pyetje, për këshillim psikologjik në rast të shfaqjes së shenjave të ankthit apo shqetësime të tjera, ju lutemi, telefononi në linjën e gjelbër 0800 40-40.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME