Categories Lajme

“Po jetojmë në pandeminë e infertilitetit”, nutricionistja: Supat e gatshme dhe antidjersa spraj kancerogjene

Pjesë e “Wake Up” ditën e sotme ka qenë nutricionistja Martina Çobo dhe sipërmarrësja Erblina Shehu të cilat kanë folur për substancat kancerogjene që janë mjaft të përhapura në produktet që ne përdorimi, si tek ushqimet që hamë dhe deri tek ato të kozmetikës që janë të përdorura në masë të gjerë.

Nutricionistja Çobo tregon se po jetojmë në pandeminë e infertilitetit për shkak të produkteve që ne përdorim. Është rritur numri i njerëzve me problemet e ovarit polikistik, me problemet e tiroides etj. Një nga produktet që ajo i konsideron si tepër të dëmshme, janë supat e gatshme të cilat përmbajnë ingredientë kancerogjenë. Ajo ka theksuar gjithashtu se përdorimi i produkteve në formë gazi siç është llaku i flokëve apo antidjersa spraj, janë shumë të dëmshme.

“Duhet të jemi më selektivë. Çdo njeriu i them që nuk duhet të konsumosh ushqime të procesuara, pra çdo gjë që ndodhet për fat të keq e ambalazhuar në raftet e supermarketit nuk është e mirë për ne dhe ushqimi më i keq i mundshëm, janë supat e gatshme që blihen masivisht. Nëse do bëni një skanim, ingredientët e supave të gatshme janë tepër të dëmshme. Përpiquni të merrni benefitet e dietës Mesdhetare që ne e kemi në Shqipëri dhe në të gjitha vendet e Mesdheut. Pse duhet të zgjidhni drithërat me ngjyrues apo me aspartam, por mund të merrni tërshërë, apo diçka tjetër për mëngjes. Duhet të evitojmë gjërat që janë në supermarket me konservant. Studimet e viteve të fundit, pas pandemisë kanë rezultuar që po  rriten shumë çrregullimet hormonale, pra njerëzit me probleme me tiroiden, njerëz me problemet ovarin polikistik. Jemi duke jetuar në pandeminë e infertilitetit dhe mendohet që vjen vetëm prej produkteve që konsumojmë.  Të gjitha produktet që janë në formë të gaztë janë kancerogjen, llaku i flokëve, shampot e thata, nëse është antidjersa në formë spreji, është jashtëzakonisht shumë e dëmshme”, shprehet Martina Çobo.Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME