Një 63-vjeçar shqiptar u përplas për vdekje në Rimini të Italisë mbrëmjen e djeshme. Viktima është Halim Sulejmani. Sipas medieve italiane, shqiptari kishte dalë shëtitje në momentin që u përplas për vdekje nga një makinë në një pjesë rruge që nuk kishte ndriçim. Përplasja ishte fatale për shqiptarin që humbi jetën në vend. Drejtuesi i makinës që përplasi shqiptarin, sipas medieve është shprehur se “Nuk e kam parë, nuk e kam parë”.
Categories
Lajme
Po kalonte në rrugë, shqiptari përplaset për vdekje, shoferi italian: Nuk e pashë
