Categories Lajme

Ruçi e pret në takim, ambasadori i ri italian: Do të vijojmë mbështetjen për Shqipërinë

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi zhvilloi sot një takim me ambasadorin e ri italian në Shqipëri, Fabrizio Bucci. Kryetari i Kuvendit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera politike me Italinë, si parter strategjik i Shqipërisë dhe vend mik që i është gjendur Shqipërisë në momentet e vështira, por edhe si një mbështetëse e pakursyer në rrugëtimin e Shqipërisë drejt proceseve të integrimit euro-atlantik. “Italia është partneri ynë strategjik dhe ka pasur nje rol të rëndësishëm në jetën e shqiptarëve edhe para rënies së komunizmit, si e vetmja dritare që na lidhte me perëndimin. Vendi juaj mikpriti fluksin e refugjatëve shqiptarë fillim të viteve ’90, të cilët tashmë janë tërësisht të integruar dhe kontribuues në zhvillimin dhe ekonominë e Italisë – ura më e fortë lidhëse mes dy vendeve tona. Jemi shumë mirënjohës për mbështjen tuaj të vazhdueshme në procesin e integrimit evropian. Vlerësojmë praninë tuaj të menjëhershme gjatë fatkeqësisë natyrore të 26 nëntorit, mbështetje që besoj do vijojë të jetë e pranishme ndërkohë”.

Ambasadori i Italisë u shpreh se Shqipëria eshtë një vend i veçantë për Italinë, ashtu si edhe Italia për Shqipërinë. “Dy vendet tona i lidh një e shkuar e rëndësishme, i bashkon një e tashme e rëndësishme, por mbi të gjitha, na pret një e ardhme e rëndësishme,” u shpreh Bucci. “Italia do vijojë të jetë një mbështetëse e fortë e Shqipërisë për integrimin evropian pasi e konsiderojmë hapjen e negociatave strategjike, veçanërisht në këtë faze ku një prej shteteve anëtare të BE ka vendosur të largohet, aspirata për integrim të vendeve si Shqipëria tregon se projekti evropian vijon të ekzistojë dhe të jetë i rëndësishëm”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Diploma nuk mjafton më? Inteligjenca Artificiale po ndryshon rregullat e tregut të punës

Tregu i punës po përjeton një transformim të shpejtë nën ndikimin e Inteligjencës Artificiale (IA),…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

29-vjeçari nga Maliqi denoncon dhunën nga policia greke, paraqitet me dëmtime në spitalin e Korçës

Një 29-vjeçar nga Maliqi është paraqitur mbrëmjen e djeshme në urgjencën e spitalit të Korçës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Vlorë, një person dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Vlorë, ku një person ka mbetur i plagosur…

LEXO ME SHUME