Categories Lajme

Po kthehej nga shkolla, mjeti përplas rëndë 10-vjeçarin, shoferi ia mbath nga vendi

Një fëmijë 10-vjeçar është përplasur nga një automjet ditën e sotme, për pasojë ka marrë plagë të rënda dhe është dërguar në spital. Mësohet se fëmija për shkak të gjendjes së rëndë është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën e fshatit Barbulloje e re në Lezhë, ku burimet bëjnë me dije se shoferi nuk i ka dhënë ndihmën e parë fëmijës, por është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes. Bëhet me dije se fëmija ka qenë duke u kthyer nga shkolla dhe është përplasur sapo ka zbritur nga furgoni, së bashku me bashkëmoshatarët e tij. Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes, dhe për identifikimin e drejtuesit të mjetit që ka shkaktuar aksidentin.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME