Categories Lajme

“Po normale, ne jemi më të zgjuar”, deputetja e “korpëratës” bën gafën e rradhës

Deputetja e Kuvendit, Majlinda Halilaj, e cila është bërë disa herë objekt i mediave me deklaratat e saj të cilat janë cilësuar si ‘gafa’, këtë herë në një intervistë me gazetarin Ismet Drishti, ka dalë “zbuluar”, pasi nuk njeh shtetet anëtare të BE-së.

Deputetja është pyetur përse Zvicra dhe Norvegjia po bëjnë referendum për të dalë nga BE-ja, e ajo është përgjigjur se për këtë është dëshira dhe mendimi i tyre. Por duke mos e ditur që këto dy shtete nuk janë fare në Bashkimin Europian. Në fund të intervistës, kur gazetari i thotë të vërtetën, për të dalë nga situata, deputetja i thotë Drishtit se është ai që “po na merr në qafë se je pa maskë”.

Deputetja ra në sy fillimisht në Parlament për gabimet e saj kur u përpoq të denonconte “Korporatën e Investimeve”, një nismë që Partia Demokratike e kishte denoncuar si aferë korruptive. Por pavarësisht se e kishte të shkruar materialin, nuk arrinte të shqiptonte fjalët siç duhet veçanërisht fjalën “Korporatë”, të cilën ajo e thoshte në vijimësi “Koporatë”.

INTERVISTA E PLOTE Ju a mendoni se do jeni prapë në Parlament?Majlinda Halilaj: Kjo është mendimi i popullit, mund të votojë kë të dojëJo më fal vendimin e popullit e caktoni ju se ju votuat në emër të popullit. Majlinda Halilaj: Normale votojmë në emër të popullit. Më fal se kam harruar kush ju ka votuar ju? Majlinda Halilaj: Kush më ka votuar mua? Elektorati imQë është? Majlinda Halilaj: Vij nga Partia e Reformave Demokratike. Kam një kryetar po kam edhe elektoratin tim që më ka mbështetur.

Norvegjia e Zvicra po kërkojnë të dalin nga BE, ne duam të hyjmë, ata po bëjnë referendum. E dini besoj? Majlinda Halilaj: Po, po Po pse ne duam të hyjmë kur ato duan të dalin Majlinda Halilaj: Është mendimi i atyre pse ato duan të dalin ne duhet të hyjmë.  Po pse mendon se jemi më të zgjuar ne se Norvegjia e Zvicra?Majlinda Halilaj: Po jemi normale, jemi.Kot me të pyt sa shkon një bërje thonjsh e plotë? Majlinda Halilaj: Ka të ndryshme pak rëndësi ka kjo tani. Ju për shembull? Majlinda Halilaj: Besoj këtu jemi për politikë jo për thonjtë.

Po pse duan të dalin Norvegjia e Zvicra? Majlinda Halilaj: Duan të dalin është mendimi dhe e drejta e tyre, ne kemi mendimet tona, jemi në parlament tjetër. Nuk janë demokraci më të konsoliduara se ne Norvegjia e Zvicra? Majlinda Halilaj: E kanë e kanë.

Po pse vendosin të dalin? Majlinda Halilaj: Nuk e gjykoj, ne kemi nevojë të futemi. Ju i njihni këto shtete anëtare të BE? Majlinda Halilaj: Po sigurisht që i njoh. Po se nuk janë. Majlinda Halilaj: Cfarë nuk janë? S’janë në BEMajlinda Halilaj: Po shpresoj të futen nëse nuk janë.A shpreson, po ca din apo s’din hic edhe ja fut kot?Majlinda Halilaj: Po pse nuk e di? Po a e kupton që po na merr në qafë? Ti voton ligje për ne. Majlinda Halilaj: Po ti po na merr në qafë ne se je pa maskë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME