Categories Teknologji

Që nga tani e tutje, TikTok do iu paguajë nëse bëni video

TikTok ka njoftuar se ka ndarë një fond prej 54 milionë dollarësh për zhvilluesit e aplikacioneve në platformën e tyre në Evropë. Në një postim në blog, kompania njoftoi se dëshiron tu “japë individëve të talentuar mundësinë për ta kthyer krijimtarinë e tyre në karrierë”. Firma pret që totali i fondit të grumbulluar të rritet në rreth 231 milion gjatë tre viteve të ardhshme, shkruan The Independent, transmeton lajmi.net.

Një fond i ngjashëm prej 200 milionë dollarësh u lansua kohët e fundit në Shtetet e Bashkuara, me qëllimin për ta rritur atë fond në 1 miliard dollarë në tri vitet e ardhshme. Përpara kësaj, përdoruesit ishin në gjendje të fitonin para vetëm përmes programeve ‘livestream’ ose partneritetit me marka.

Një veprim i tillë vjen pasi rrjeti social Instagram, po nxjerr produkte për të sfiduar mbizotërimin relativ të TikTok në rrafshin e rrjeteve sociale. Instagram së fundmi lansoi mjetin Reels në Brazil, cili lejon përdoruesit të krijojnë video muzikore deri në 15 sekonda – të njëjtën kohëzgjatje të lejuar nga TikTok.

Pushtetarët amerikanë janë shprehur skeptik lidhur me aplikacionin TikTok, për shkak të rrezikimit të sigurisë. Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se “me përdorimin e TikTok, amerikanët po ua servojnë të dhënat Partisë Komuniste Kineze”. Presidenti amerikan, Donald Trump, në anën tjetër, ditë më parë u shpreh se ka marrë në konsideratë ta ndalojë aplikacionin me prejardhje kineze në hapësirën gjeografike amerikane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Teknologji

Pajisjet në shtëpinë tuaj që fshehurazi ngadalësojnë shpejtësinë e Wi-Fi-t

Hulumtimet e reja tregojnë se më shumë britanikë se kurrë po vuajnë nga efektet e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Skema mashtruese që po përhapet në WhatsApp, mund të të vjedhë të dhënat

Një skemë e re mashtrimi po qarkullon prej disa ditësh në aplikacionin WhatsApp dhe ka…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Edhe pas mbylljes TikTok sërish mund të hapet nga Shqipëria

Zyrtarisht, platforma TikTok nuk funksionon më në Shqipëri. Këtë lajm e dha vetë kryeministri Edi…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Elon Musk e konfirmon: “Starlink” mbërrin në Shqipëri

Shërbimi i internetit satelitor “Starlink” është bërë aktiv dhe funksional në të gjithë territorin e…

LEXO ME SHUME
Categories Teknologji

Facebook bie sërish!

Miliona përdorues të rrjeteve sociale META kanë raportuar probleme sot. Përdoruesit e patën të pamundur…

LEXO ME SHUME