Categories Lajme

Po përgatitej për të kryer vrasje/ 23-vjeçari në Vlorë kapet me eksploziv me telekomandë, 2 uniforma policie dhe 3 armë zjarri

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike”. Parandalohet një ngjarje e rëndë kriminale, në qytetin e Vlorës. Sekuestrohen 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë. Gjithashtu, sekuestrohen 2 armë zjarri, 1 armë gjahu, municion luftarak, lëndë narkotike, veshje si të Policisë dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Arrestohet në flagrancë 23-vjeçari që i mbante të fshehura në banesën e tij. 23-vjeçari dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal që po përgatitej për një krim të rëndë. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në bashkëpunim dhe me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se një 23-vjeçar, i cili dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal, në qytetin e Vlorës, mbante të fshehura në banesë, armë zjarri të llojeve të ndryshme, me të cilat dyshohet se do të kryhej një krim i rëndë, kanë organizuar operacionin policor të koduar “Strike”, duke angazhuar shërbime të shumta policie.

Në kuadër të këtij operacioni u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit: – D. S., 23 vjeç, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, në lagjen “Bashkimi”, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 500 gramë eksploziv i montuar në një pajisje me telekomandë, për t’u shpërthyer në distancë, 1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pistoletë me silenciator, 1 armë gjahu, 38 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 2 uniforma policie, një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, 2 aparate celulare dhe 1 automjet tip “Volkswagen”.

Për shkak të sekretit hetimor, duke qenë se ngjarja është në hetim, nuk jepen detaje të tjera në lidhje me motivet dhe objektivin e synuar. Vijon puna hetimore, nën drejtimin e Prokurorisë, për identifikimin e shtetasve të tjerë që do të bashkëpunonin me shtetasin D. S. dhe për dokumentimin e plotë të këtij rasti.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale. #angazhimpërkushtimsakrificë #tëvendosurkundërkrimit #24/7nëçdoskajtëvendit #nëshërbimtëqytetarëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME