Categories Lajme

Po trafikonte një automatik drejt Italisë, në pranga 66-vjeçari italian!

Një shtetas italian është arrestuar nga policia e Durrësit, pas një operacioni për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit dhe mosdeklarimit të parave në portin e Durrësit.

Bëhet fjalë se në pranga ka rënë shtetasi Giovanni Bedini, ndërsa Ergit Haka është proceduar penalisht. Gjatë operacionit u sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 16 300 euro dhe 100 paund.

Njoftimi i policisë:

Policia Kufitare e Durrësit finalizoi operacionin e koduar “Border”, gjatë të cilit u godit një rast i tentativës për të trafikuar armë zjarri dhe një rast i modeklarimit të parave.

U sekuestruan 1 armë zjarri automatik, municion luftarak, 16 300 euro dhe 100 paund.

Për tentativën e trafikimit të armës së zjarrit, u arrestua shtetasi italian G. B., 66 vjeç, ndërsa për rastin tjetër u procedua penalisht E. H., 31 vjeç, poseduesi i parave.

Shërbimet e Policisë Kufitare të portit të Durrësit, në vijim të kontrolleve në hyrje/dalje, të bazuara në analizën e riskut, me fokus parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, kanë goditur një rast të tentativës për trafikim të armëve të zjarrit, në dalje të RSh-së, dhe një rast të mosdeklarimit të parave, në hyrje.

Për këto raste, veprimet hetimore dhe procedurale janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, të cilët kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe municionit”, si dhe kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. H., për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Reforma territoriale, Shoqata e Bashkive kërkon ndërhyrjen e Këshillit të Evropës

Shoqata e Bashkive dhe e të Zgjedhurve Vendorë i është drejtuar me një letër urgjente…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Martë 25 Gusht 2026

Dashi Mos e lini për asnjë moment pas dore partnerin tuaj sot sepse mund t’iu…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhet vjedhja e 2.5 milionë lekëve dhe bizhuterive në Tiranë

Policia e Tiranës ka zbardhur vjedhjen e ndodhur 10 ditë më parë në një banesë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Trendi që po përhapet te të rinjtë/ Teknologjia e vjetër për një jetë më të qetë

Rrjetet sociale dhe teknologjia kanë marrë një pjesë të madhe të jetës së përditshme, veçanërisht…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksidenti me dy viktima në Golem, banorët: Po bënin manovra me motor dhe humbën kontrollin

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti me pasojë vdekjen e dy të rinjve në…

LEXO ME SHUME