Categories Lajme

Po transportonin 4 emigrantë, shoqërohet 26-vjeçari, në kërkim një tjetër

Një 26-vjeçar  eshte arrestuar nga policia e Korces, dhe ka shpallur në kërkim një tjetër për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Sipas bluve është arrestuar Xh. Zh., 26 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, si edhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz.

Ata janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin tip “Volkswagen”, të cilin e drejtonte shtetasi Xh. Sh., katër emigrantë të paligjshëm,​ të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Njoftimi i policisë: Qarku Korçë Vijon operacioni policor i koduar “Perimetri”. Goditet një tjetër rast i veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit. Transportonin 4 emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 1 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër.

Strukturat për Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor “Perimetri”, goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë shtetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit kundrejt fitimit, me qëllim dërgimin drejt vendeve të BE-së.

Si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Xh. Zh., 26 vjeç, banues në fshatin Hajmel, Vau i Dejës, si edhe u shpall në kërkim shtetasi Gj. Sh., banues në Fushë-Arrëz. Shtetasit e mësipërm janë konstatuar në aksin rrugor Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Cangonj, duke transportuar me mjetin tip “Volksëagen”, të cilin e drejtonte shtetasi Xh. Sh., katër emigrantë të paligjshëm,​ të cilëve kundrejt shpërblimit prej 200 euro iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME