Categories Lajme

Vlorë, shoqërohen 4 persona

Vlorë Në vijim të punës intensive për kapjen e personave në kërkim, përgjegjës për vepra të ndryshme penale, Policia ka vënë në pranga 4 prej tyre si dhe 2 të tjerë në kushtet e flagrancës.

Ndalohet shtetasi në kërkim F. Z., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 30.07.2020, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases V. Z në lagjen “Rilindja” Vlorë, ku ka marrë një sasi vlere monetare.

Ndalohet shtetasi në kërkim P. S., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 09.08.2020, dyshohet se ka vjedhur disa produkte me vlerë në dyqanin e shtetasit A.K, në lagjen “Lef Sallata” Vlorë.

Ndalohet shtetasi në kërkim M. A., 21 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 16.08.2020, dyshohet se ka vjedhur një sasi parash në banesën e shtetasit F. K në lagjen “Kushtrimi” Vlorë.

Ndalohet shtetasi në kërkim Xh. H., 17 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 10.08.2020 dyshohet se në bashkëpunim ka vjedhur disa sende në një dyqan, vepër penale të cilën e ka të përsëritur.

Arrestohet shtetasi A. H., 49 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 19.08.2020 është konstatuar se ka vjedhur energji elektrike në banesën e tij në lagjen “28 Nëntori” Vlorë.

Arrestohet në flagrancë shtetasi A. M., 33 vjeç, banues në Vlorë, pasi është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugorë në rrugën “Transballkanike” duke drejtuar automjetin në gjendje të de hur. Materialet në ngarkim të secilit i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME