Categories Sport

Pogba-Zidane, “gjelat” takohen në Dubai, francezi gjithnjë e më larg Man.United

Pogba-Zidane nuk e kanë fshehur kurrë simpatinë për njëri-tjetrin, të dy palët dëshirojnë që të bashkohen, këtë verë parashikohet shansi i fundit që Pogba të transferohet te Real Madrid. Dy “gjelat” francez shfrytëzojnë çdo mundësi për tu takuar, kështu ka ndodhur edhe këtë herë, ku pushimi i ardhur nga aktivitet e kombëtareve ka bërë bashkë në Dubai, Zidane dhe Pogba.

Pogba

“Mirror” ka publikuar një foto ku Pogba dhe Zidane shihet nën shoqërinë e njëri tjetrit në bregdetin e Dubait. E përditshmja britanike shkruan se Pogba do të bëj gjithçka është e mundur për tu transferuar në Madrid verën e ardhshme. Reali insistoj deri në fund për të transferuar francezin por Man.United vendosi veton duke bërë që ky transferim të dështoj. Negociatat priten të hapen sërish në fund të këtij sezoni me presidentin Florentino Perez i cili pritet të paraqes një tjetër ofertë zyrtare për ti plotësuar më në fund dëshirën trajnerit të tij. Për Pogan dhe për këtë tratative do të flitet shumë gjatë gjithë sezonin pasi gjërat mund të ndryshojnë shumë dhe shpejt, Juventus gjithashtu nuk ka ndërmend të dorëzohet.(BalkanWeb)

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME