Categories Lajme

Policët grekë shkojnë ta marrin, shqiptari i punon zbor, por përfundon keq

Një incident ka ndodhur gjatë arrestimit të një të riu shqiptar në Greqi. Kamerat kanë kapur momentin kur arma e shërbimit të një polici të ndërhyrjes së shpejtë, shkrepet pa dashje, gjatë tentativës së një 21-vjeçari shqiptar për t’i rrëmbyer armën e atij që po e arrestonte.

Ngjarja ndodhi në qytetin e Katerinit në Greqinë veriore, mbas një sherri banal në sheshin qendror të Katerinit. Sipas policisë, forcat e ndërhyrjes së shpejtë shkuan në zonë për të verifikuar një ngjarje dhe gjatë operacionit iu kërkua dy shqiptarëve dhe një greku të pranishëm në incident të tregonin se ç’dinin për ngjarjen.

Grupi i të rinjve reagoi negativisht, çka i detyroi agjentët e policisë të kërkojnë shoqërimin e tyre në rajon. 21-vjeçari shtyu dhe goditi policinë dhe në përleshje tentoi t’i rrëmbente një agjenti të policisë armën e shërbimit. Gjatë përplasjes, arma u shkreh gabimisht, duke shkaktuar panik.

Dy të rinjtë e tjerë u arrestuan nën akuzat e tentativës për lirim të të arrestuarit, ndërsa ndaj 21-vjeçarit u ngritën akuza të rënda si tentativë vrasje, tentative arratisje etj, të cilat pritet t’i kushtojnë atij shumë vite burg nëse gjykata e gjen atë fajtor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pamjet nga Shkoza: Si tentoi 23-vjeçari grabitjen me pistoletë lodër

Policia ka publikuar pamjet, kur i riu me inicialet K.Y., 23 vjeç, tentoi të vjedhë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Përplasi me dashje një qen dhe u largua, policia shpall në kërkim drejtuesin e automjetit

Një video e publikuar në rrjetet sociale ka shkaktuar reagime të forta dhe zemërim në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

BE-ja shtrëngon rregullat për migracionin: Nga azili te kthimet, hyn në fuqi reforma e re

Që nga 12 qershori, në të gjithë Bashkimin Evropian ka hyrë plotësisht në fuqi Pakti…

LEXO ME SHUME