Categories Lajme

Policia drejt zbardhjes se vrasjes së kenianes Joy Ayoko, zbërthehet telefoni dhe dalin bisedat e fundit

Policia e Tiranës ka arritur të hapë telefonin e kenianes 22-vjeçare Joy Ayoko, e cila u dhunua barbarisht vitin e kaluar në Tiranë dhe për pasojë gjeti vdekjen.

Sipas kqyrjes së pajisjes, komunikimi i fundit i saj ka qenë me shoferin e kazinosë ku punonte pak para ngjarjes. Vetë ky person është marrë në pyetje pak muaj më parë dhe ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen.

Pas më shumë se 8 muajsh telefoni i shtetases keniane që gjeti vdekjen pas dhunimit në Tiranë Joy Ayoko është zbërthyer, duke ndihmuar hetuesit në zbardhjen e ngjarjes.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se janë përftuar biseda me interes, ku mes tyre është edhe komunikimi i kenianes Joy me shtetasin Rodi Braçi, shoferin  e kazinosë ku ajo punonte.

Komunikimet mësohet se kanë ndodhur edhe ditën e ngjarjes ndërsa të dhënat e  përftuara ka shtyrë hetuesit të dyshojnë se fillimisht e reja është thirrur për të zbritur poshtë në hyrje të godinës së Hostelit ku qëndronte e më pas është dhunuar barbarisht.

Më pas trupi i saj dyshohet të jetë marrë dhe është hedhur në  pjesën e pasme të godinës.

Ky fakt ka përputhje me kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mënyrën se si është gjetur trupi i 22-vjeçares, ndërkohë që në dhunimin e saj dyshohet se janë përfshirë 5 persona.

Hetuesit e kishin te pamundur për shumë kohë zbërthimin e telefonit të saj për shkak se kodi ishte ndërruar, duke bllokur hapjen e pajisjes.

Më herët janë pyetur në polici edhe disa persona, mes tyre shoqja e dhomës dhe shoferi i kazinosë.

Ky i fundit që dyshohet të ketë pasur një marrëdhënie me të renë nga Kenia, mohon të ketë lidhje me vdekjen e saj.

Joy Ayoko u gjet në gjendje kome jashtë Hostelit ku qëndronte në muajin gusht të vitit të kaluar.

Prej disa muajsh ajo qëndroi në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës por më pas u nis drejt vendit të lindjes ku edhe ndërroi jetë. / OraNews

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME