Categories Lajme

Policia e Fierit ka arrestuar 5 persona për vepra të ndryshme penale

DVP Fier, Bien në prangat e Policisë 5 shtetas, 3 prej tyre për veprën penale “Dhunë në familje” dhe 2 të tjerë pasi drejtonin automjetin në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin M. M., 46 vjeç, banues në Fier pasi në mënyrë të vazhdueshme ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases K. M., 43 vjeçe.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Divjakë, arrestuan shtetasit Q. Xh., 50 vjeç dhe F. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Çermë e Sipërme (xhaxha dhe nip), pasi për motive pronësie janë goditur me sende të forta me njëri tjetrin.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier, arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. Y., 30 vjeç, banues në Varibob, Fier dhe V. Ç., 44 vjeç, banues në Fier pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar përkatësisht automjetet tip “Benz” dhe “Mitsubishi” në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME