Categories Lajme

Policia e Kukësit jep njoftimin e rëndësishëm për qytetarët

Policia e Kukësit ka njoftuar faljen e të gjitha penalitetve administrative me karakter ndëshkues, të marra nga qytetarët gjatë pandemisë. Fasha kohore gjatë të cilës do të falen gjobat përfshin periudhën 17.04.2020 – 07.10.2020. Të gjithë qytetarët e ndëshkuar me masë administrative mund të bëjnë kërkesë në Policinë e Kukësit për kthimin e gjobave të paguar dhe licencave dhe mjeteve të bllokuara.

Njoftim i plotë: Në zbatim të Aktit Normativ Nr. 31, datë 07.10.2020 “Për faljen e masave administrative me karakter ndëshkues, të vendosura gjatë pandemisë së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19 dhe familjeve të dëmtuara nga fatkeqësitë natyrore”, përkatësisht ato të vendosura dhe të paguara gjatë periudhës 17.04.2020 – 07.10.2020, bëjmë me dije se përfituesit (individët, subjektet) duhet të paraqiten pranë Drejtorisë Vendore të  Policisë Kukës, për të bërë kërkesën për kthimin e gjobave të paguara, lejeve/licencave dhe mjeteve të bllokuara.

Drejtoria Vendore e Policisë falënderon qytetarët që respektojnë masat e marra për parandalimin e COVID-19 dhe iu bën thirrje të gjithë qytetareve që të mbajnë maskat, me qëllim parandalimin e përhapjes së këtij infeksioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME