Categories Lajme

Policia greke: Ngjarja e ndodhur në Bularat, nuk ka lidhje me flamurin

Nuk ka të dhëna dhe as dëshmi që të ndërlidhin përleshjen e  armatosur në Shqipëri, gjatë së cilës ra i vdekur Konstantinos Katsifas, (Kostandin Kaçifa) me ngritjen e flamurit grek”.

Kështu bën të ditur agjencia zyrtare e lajmeve ANA-MPA, duke iu referuar “burimeve kompetente” nga policia greke.

Sipas agjencisë, që në momentin e parë të incidentit pati komunikim të drejtorit të përgjithshëm të policisë greke, gjeneral lejtnant Aristidis Andrikopoulos me homologun e tij shqiptar.

Agjencia bën gjithashtu të ditur se kanë filluar procedurat me qëllim që të marrë pjesë dhe pala greke në hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe shkaqeve.

Sipas të njëjtave burime kanë nisur përmes rrugës diplomatike gjithë veprimet për të marrë pjesë në hetime edhe pala greke, me qëllim që të informohet dhe t’u ofrojë autoriteteve shqiptare çdo ndihmesë që konsiderohet e nevojshme.

Gjithsesi, shkruan agjencia, duke iu referuar burimeve nga policia greke, Konstantinos Katsifas kishte marrë pjesë në dekorimin e fshatit për nder të festës greke, ku u vendosën dhjetra flamuj dhe nuk pati asnjë problem.

Burimet nga policia greke i kanë thënë agjencisë se, “sipas informacioneve të tyre, Katsifas, i veshur me rroba ushtarake, ishte i armatosur me një armë kallashnikov. Fillimisht qëlloi në ajër dhe pastaj kundër një makine të policisë që ndodhej në lëvizje, që u godit nga të paktën tre plumba (ekzistojnë dhe fotografi), ndërsa në vendngjarje u gjetën 17 gëzhoja”.

“Në vazhdim u largua. Policia filloi kërkimin e tij dhe në fund u lokalizua në një pllajë mali, ku ndodhet edhe shtëpia e tij. Policia shqiptare urdhëroi ndërhyrjen e forcave speciale, të cilat mbërritën në zonë me helikopter. U shënuan të shtëna armësh, me rezultat vdekjen e Konstantino Katsifas”.

“Pranë te vdekurit u gjetën 8 gëzhoja, një çantë me rreth 100 fishekë kallashnikovi, thika dhe ushtarake dhe një lak  ushtarak”, përfundon agjencia greke e lajmeve ANA-MPA./ora news

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME