Categories Lajme

Policia greke përplaset me hajdutët shqiptarë të bagëtive

Një shkëmbim zjarri është regjistruar në orët e para të mëngjesit në kufirin greko-shqiptar mes një grupi grabitësish dhe policisë greke. Në Agio Nikola, Filat te Igumenices, policia greke ka pikasur një grup prej 5 personash, që sipas medias greke janë shqiptarë. Ata po tentonin të kalonin ilegalisht kufirin nga Greqia në Shqipëri. Në ndjekje të tyre u vu skuadra e OPKE, sektori kundër narkotikëve dhe dy skuadra të policisë kufitarë. Mësohet se ka pasur dhe shkëmbim zjarri. Dy prej shqiptarëve janë arrestuar. Ata janë xhaxha dhe nip, Sulejman dhe Emiliano Ismaili, 46 dhe 16 vjeç. 46-vjeçari raportohet se ka bërë rezistencë të fortë dhe ka plagosur lehtë një officer policie. Grupi dyshohet se ishin grabitës të bagëtive në zonën afër kufirit.

Për operacionin ka reaguar edhe deputeti i Igumenices, Vasili Jojaka.  “Shumë urime për Drejtorine e Policisë së Thesprotisë, për Njësitë e Ruajtjes së Kufirit dhe Komisariatin e Filatit për shkatërrimin e grupit që kryente grabitje kafshësh në zonat kufitare të qarkut tonë! Shërim të shpejtë policit që u plagos gjatë operacionit” shkruan ai.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME