Categories Sport

Ndërron jetë ish sportisti i njohur Vlonjat Gani Mezini

Të prehesh në paqe Gani Mezini Të prehesh në paqe Kampion. Sot ndëroi jetë kampioni i madh Gani Mezini, bir i një prej familjeve me tradita të larta patriotike dhe intelektuale të Vlorës. Nipi i Abaz Mezini, Kryetar i parë i Bashkisë Vlorë, në shtëpinë e të cilit në Vlorë u bënë mbledhjet më të rëndësishme në mbështetje të Pavarësisë së Shqipërisë dhe Ismail Qemalit.

Gani Mezini ishte  kampion në sport dhe në qytetari. Titullin e tij të parë e fitoi në Spartakiadën Kombëtare të Pionierëve, në vitin 1959. “Qytetar Nderi i Vlorës” Në 10 sportistët më të mirë vlonjatë të shekullit XX! Në 100 sportistët më të mirë shqiptarë të shekullit XX! I pari “Mjeshtër i Merituar i Sportit” në Vlorë. Fitues i disa medaljeve të Arta dhe tituj kampion kombëtar në sportin e gjimnastikës. I dekoruar në prill të vitit 2019 nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i Madh i Sportit”. Pa mëdyshje konsiderohet legjenda e gjimnastikës shqiptare.

Trajner kampionësh. Në drejtimin e tij sportet e Vlorës në vitet 80-të arritën majat në nivele kombëtare. Drejtues në vite në disa shkolla të qytetit si dhe drejtues për një kohë të gjatë i klubit shumësportësh “Flamurtari”. Mësuesi i talentuar i historisë. Lamtumirë Profesor Gani Mezini. Nga Ergys Alushi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Anthony Joshua mposht me vështirësi Kristian Prengën

Anthony Joshua kaloi me sukses provën e fundit me shqiptarin Kristian Prenga përpara supersfidës së…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME