Categories Lajme

Policia merr në pyetje “të fortët” e Shkodrës për atentatin ndaj Ardian Nikulajt

Disa persona janë shoqëruar për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin që i mori jetën biznesmenit Ardian Nikulaj katër ditë më parë në Lezhë.

Mësohet se personat janë shoqëruar në Shkodër, dhe janë personazhe të njohur për qytetin. Ata janë lënë të lirë pas dëshmisë.

Menjëherë pas atentatit me armë zjarri, autori u largua me motor dyshohet në drejtim të Shkodrës.

Nikulaj ishte në asmëri me disa familje, ndërsa rezultonte i dënuar për falsifikim dhe armëmbajtje pa leje. Ai lëvizte me makinë të blinduar dhe i shoqëruar nga truproja.

Por vrasësi që dyshohet se e ka mbajtur nën vëzhgim për rreth një javë, gjeti momentin kur Nikulaj ishte i vetëm duke konsumuar kafe në lokalin e tij në Lezhë.

Një tjetër i dyshuar misterioz për të cilin kanë nisur hetimet, është një klient anglez që ndodhej atë ditë në hotelin e Nikulajt. Anglezi u largua përmes Rinasit menjëherë pas ngjarjes, duke ndërruar dy taksi gjatë rrugës për në aeroport.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME