Categories Lajme

Policia plan masash për të “fortët” e rrugëve: Pranga 8 shoferëve në Fier

Në kuadër të planit të masave dhe strategjisë për një vit të sigurt në qarkullimin rrugor, Policia Rrugore ka njoftuar aksionin e radhës të zhvilluar. Mësohet se vetëm ditën e djeshme, në një aksion në Fier, janë arrestuar 8 drejtues mjetesh, pasi kanë qenë pa leje drejtimi. Për më tepër, një tjetër është shpallur në kërkim.
Gjithashtu, janë bllokuar dhe makinat e drejtuesve të mjeteve që u arrestuan.

Njoftimi i Policisë:

Plan Masash nga Policia Rrugore Fier për zbatimin e normave të sjelljes nga drejtuesit e mjeteve për shkeljet që janë burim aksidenti për mjetet me dy rrota (ciklomotorrave).

Policia Rrugore e Qarkut Fier gjatë 24 orëve të fundit ka arrestuar 8 shtetas për drejtim mjeti të pa paisur me leje drejtimi dhe ka kapur 1 shtetas të shpallur në kërkim.

Me qëllim parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë në rrugë, policia rrugore ka hartuar një plan masash të posaçëm për konstatimin dhe procedimin e personave që drejtojnë mjetet dhe motomjetet në mënyrë të parregullt, si dhe të shkeljeve të cilat janë burim i shtuar për aksidentet rrugore.

Nga kontrollet e ushtruara gjatë 24 orëve të fundit, janë konstatuar dhe kapur në kushtet e flagrancës 8 shtetas për drejtim të mjetit të pa paisur me leje drejtimi si edhe u kap 1 shtetas i cili ishte në kërkim për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit e mëposhtëm pasi u kapën duke drejtuar motocikletën pa leje drejtimi:

  1. Sh., 58 vjeç, banues në Lushnjë.
  2. O., 52 vjeç, banues në Divjakë.
  3. S., 47 vjeç, banues në Lushnjë.
  4. P., 52 vjeç, banues në Lushnjë.
  5. M., 37 vjeç, banues në Peqin.
  6. P, 53 vjeç, banues në Lushnjë.
  7. H, 33 vjeç, banues në Divjakë.
  8. H., 21 vjeç, banues në Fier për drejtimin e automjetit tip “Benz” pa leje drejtimi.

U ndalua shtetasi i shpallur në kërkim: A. R, 57 vjeç, banues në Fier për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të pa rregullt” dhe ”Largimi nga vendi i aksidentit”.

Gjithashtu, gjatë kontrolleve të ushtruara, janë bllokuar 8 motomjete, janë proceduar për Komision 26 drejtues mjetesh për paligjshmëri në fushën e transportit të udhëtarëve.

Gjatë 24 orëve të fundit u vendosën 268 masa administrative nga të cilat 121 masa ne fushën e sigurisë rrugore (pa kaska mbrojtëse, pa rrip sigurimi, parakalim i gabuar dhe përdorim celulari).

Sektori i Policisë Rrugore në DVP Fier do vazhdoi punën për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe rritjen e sigurisë së lëvizjes në rrugë dhe fton të gjithë përdoruesit e rrugës të respektojnë normat e sjelljes sipas përcaktimeve të Kodit Rrugor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME