Policia e Elbasanit ka ndërmarrë një superoperacion mbrëmjen e vonë të së mërkurës e deri në të zbardhur.
Në fokus u tha se kanë qenë katër grupe kriminale që vepronin në të gjithë qarkun dhe si aktivitet të tyre kishin shpërndarjen e drogës në katër rrethe njëherësh. Si rezultat Policia ka mundur të vërë prangat mbi 45 persona ndërkohë që kishin në duar 52 urdhër-arreste, por 7 prej tyre mendohet të kenë lëvizur para se sa policia të hynte në operacion.
Të prangosurit u sollën me autobus në Tiranë, ndërkohë që familjarët e tyre rrethuan Drejtorinë e Policisë së Elbasanit për orë me radhë për shkak se nuk kishin asnjë dijeni se përse iu ishin marrë djemtë e tyre.
POLICIA
Katër grupe kriminale, njeri prej të cilëve është shkatërruar krejtësisht, janë goditur në kuadër të një operacioni antidrogë, të zhvilluar nga policia e shtetit në Elbasan, Pogradec, Përrenjas, Cërrik, Belsh dhe Librazhd. Në pranga kanë rënë 45 persona, mes tyre edhe biznesmenë, shpërndarës droge, furnizues si dhe drejtues të grupeve kriminale. 29 prej tyre po hetohen në gjendje të lire, ndërsa në kërkim janë shpallur 7 të tjerë. 5 nga 7 të shpallurit në kërkim figurojnë aktualisht jashtë vendit.
Ndërkohë, 45 të ndaluarit janë transferuar në Tiranë. “Janë goditur një sërë shpërndarësish dhe drejtues të grupeve kriminale, po ashtu edhe furnizues. Midis të arrestuarve, ka biznesmenë dhe persona me arsim të lartë”, u shpreh drejtori i Policisë së Elbasanit, kryekomisar Ilir Proda, në një konferencë për shtyp, krah prokurorit Kreshnik Ajazi, mbajtur paraditen e djeshme. Grupet kriminale, sipas drejtorit të Policisë ne Elbasan, kryekomisar Ilir Proda, prodhonin, furnizonin si dhe shpërndanin lëndë narkotike. Hetimet për megaoperacionin kundër trafikut të drogës zgjatën për 3 muaj.
Mbi 490 efektivë Policie kanë marrë pjesë në operacion si dhe janë kontrolluar dhjetëra banesa dhe lokale. Një prej 52 personave të ndaluar si pjesëtar i njërit prej katër grupeve të shkatërruar është edhe Hekuran Gjeli, i shoqëruar më parë në Polici për armëmbajtje pa leje si pjesë e grupit të Çapjave. Gjatë ekzekutimit të urdhër-ndalimeve, por edhe më herët, Policia ka sekuestruar lëndë narkotike, para dhe armë. Sipas Policisë, të arrestuarit ishin të ndarë në disa grupe kriminale.
11 prej tyre rezultonin të dënuar dhe më parë për krime të kryera në fushën e narko-trafiqeve, ndërsa 10 të tjerë kanë qenë të dënuar për vepra të ndryshme penale. 25 prej tyre kanë qenë të skeduar në vite, nga strukturat e hetimit të krimeve, për përfshirje në veprimtari kriminale, ndërsa 27 janë skeduar vetëm gjatë këtij viti. 10 prej tyre janë pjesë e grupeve kriminale, për shkak të mënyrës së bashkëpunimit dhe sjelljes se tyre gjatë kryerjes së kësaj veprimtarie kriminale. Në kuadër të operacionit ‘Rrjeti’ janë sekuestruar 51 milionë lekë, 15 mijë euro si dhe një shumë frangash zvicerane. Po ashtu, është sekuestruar 1 kilogramë e 311 gramë kokainë, 860 gramë heroinë, 1 kilogram e 317 gramë kanabis, mijëra doza kokaine, heroine, kanabisi dhe metadoni, fara kanabisi, një armë zjarri model 56, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit.
TË ARRESTUARIT
Burime nga Policia bëjnë me dije se personat e arrestuar kanë pasur kryesisht rol dominues në zonat ku kanë kryer shpërndarjen e lëndës narkotike. Erist Skilja, i arrestuar nga Policia e Elbasanit në mesin e 45 të tjerëve për shpërndarje dhe trafik droge, është emër i njohur për drejtësinë. Ai dyshohet se në vitin 2019, së bashku me Thanas Bekon, kanë marrë peng kushëririn e gjyqtares së Elbasanit, Zamira Vyshka, Andi Vyshka.
Në atë kohë, Andi Vyshka ka treguar se është marrë peng nga Beko dhe Skilja, të cilët i kanë marrë edhe shumën prej 2 mijë eurove. Vyshka pohoi asokohe se ishte duke konsumuar birra në ambientet e karburant “Krasniqi”, pronë e Ilir Bekos. Fillimisht, sipas tij ishte larguar për të përcjellë një shoqen e saj, por ishte rikthyer pasi kishte harruar telefonin. Ky ka qenë momenti që është mbajtur nga Beko dhe Skilja. Vetë Andi Vyshka është shprehur në atë kohë se e kanë detyruar të pinte birra dhe drogë. Albi Biçaku është një tjetër person i arrestuar nga Policia, por me të shkuar kriminale.
Më 21 shkurt të këtij viti, 27-vjeçari qëlloi me armë zjarri në drejtim të një lokali në Librazhd ku ndodheshin disa të rinj. Si pasojë mbeti i plagosur në këmbë Shpëtim Skura, i cili ndodhej rastësisht në tavolinë. Menjëherë pas ngjarjes, autori u largua me makinë dhe prej shkurtit rezultonte person në kërkim.
45 TË NDALUAR NGA POLICIA
Joni Hasnjoku
Durim Novaku
Hysni Sadushi,
Arsen Vishkulli,
Emiljan Dinja,
Ledi Nergjoni,
Erist Skilja
Gazmir Panxhi
Gentjan Shabani
Florenc Demiri
Gavrosh Berati
Rigert Kokoneshi
Ferdinand Sadushi
Ahmet Kushi
Denis Darzeza
Florenc Puto
Storado Sadushi
Emre Puro
Rezarta Isufaj,
Shpetim Myrta
Edor Hasanllari
Andrea Gugu
Armando Buzan
Erind Hoxha
Ilirjan Kume
Sali Isufaj
Klajdi Isufaj
Igli Merko
Hekuran Gjeli
Xhuljano Gjyla
Enea Hysenbelli
Leonard Tola
Aldo Gjeli
Esmirand Lici
Xhulio Lluca
Armand Lluca
Oltjon Çela
Sara Çepi
Xhevit Bogdani
Taulant Novaku
Amarildo Sallaj
Romarjo Bora
Rudolf Korumi
Mariglen Hida
Fatmir Durbak.
