Categories Politike

Shehaj: Rama po merr 20 mln euro nëpërmjet kompanisë offshore të Unazës së Re

Deputeti demokrat Agron Shehaj denoncoi se 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaware, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Shehaj shton se ky është një art i ri i vjedhjes së Edi Ramës.

“Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaëare, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindese për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë.” Shkruan Shehaj ndërsa shton se Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës.

“I merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”– thekson deputeti demokrat.

Protesta e unazës/ Si doli në pah një vjedhje gjigande 

Statusi i plotë:

Rreth 20 milionë euro të projektit të Unazës së Re do t’i shkojnë një kompanie të regjistruar në parajsë fiskale në Delaëare, përmes një kompanie nga ishujt Seyschelle, e cila nuk ka asnjë aktivitet dhe nuk ka as punonjës. Arsyeja më bindese për të shpjeguar se pse Edi Rama nuk tregon se kush janë pronarët e kësaj kompanie fasadë është se pas saj është… ai vetë.

Ky mund të jetë arti i ri i vjedhjes së Edi Ramës: i merr paratë direkt nga Buxheti i Shtetit dhe i transferon direkt në llogaritë e tij në parajsat fiskale. Zgjidhje e zgjuar: grabit “ligjërisht” dhe i transferon paratë në llogaritë personale jashtë shtetit po “ligjërisht”.

Nisur nga fakti se paratë do shkojnë në xhepin e tij, shpjegon se pse Rama është i aq dhunshëm me qytetarët dhe i gatshëm të përzejë nga shtëpitë, të burgosë dhe të persekutojë çdo njeri, nga fëmijët, gratë dhe të moshuarit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Kryeministri Rama pjesë e Konferencës në Vjenë: Privilegj të isha në panelin e forumit ‘Time To Decide Europe 2025’

Ndërsa politikanë të majtë e të djathtë janë mbledhur në seancë plenare, kryeministri Edi Rama…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Nga janari, paga minimale do të jetë 500 euro. Rroga mesatare e përgjithshme është 840 euro!

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Parlament tha se duke nisur nga janari…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

“Negocioi kredinë 100 mln euro prapa shpinës së ortakut”, avokati i “2A Group” flet për konfliktin me Pacollin për Aeroportin e Vlorës

Besnik Berisha, avokat i Valon Ademit, administratorit të kompanisë “2A Group” që është bashkëaksionere në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Politike

Berisha mbushi sot 81 vjeç, kreu i PD: Mirënjohje mbështetësve të betejave të mia, ma bëjnë vjeshtën stinën kurorë të jetës time

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha feston sot 81-vjetorin e lindjes. Me anë të një…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Rama: Paga mesatare e mësuesve do të shkojë 1250 euro!

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama merr pjesë në prezantimin e projektit të rilindjes se…

LEXO ME SHUME