Categories Lajme

“Pordenone”/ I dënuar në Itali me 11 vite burg, arrestohet në Durrës 46-vjeçari, dy akuzat e rënda ndaj tij

Policia e Durrësit ka vënë në pranga një 46-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane dhe të dënuar për përdhunim dhe dhunë në familje.

Sipas burimeve zyrtare, arrestimi i Afrim Gjergjit u bë në kuadër të operacionit policor të koduar “Pordenone”.

Fast Albania, pas informacioneve të marra nga Interpol Tirana, për një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, ka organizuar punën për lokalizimin dhe kapjen e tij. Bazuar në inteligjencën informative, Fast Albania ka lokalizuar në Durrës, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Pordenone”, Fast Albania, në bashkëpunim me DVP Durrës, në lagjen nr.18, Durrës, ka kapur shtetasin Afrim Gjergji, 46 vjeç, banues në Durrës.

Interpol Roma e shpalli në kërkim ndërkombëtar këtë shtetas, ditën e djeshme, pasi Gjykata e Pordenone, Itali, e ka dënuar me 11 vjet burgim, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale me dhunë” dhe “Dhuna në familje”, parashikuar nga Kodi Penal i Italisë. 46-vjeçari është dënuar nga autoritetet italiane, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me bashkëshorten e tij, duke e kanosur, si dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ka goditur me sende të forta fëmijët e tyre.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi provizor i shtetasit Afrim Gjergji. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma, vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen në Berlin një fabrikë që prodhon armë për Ukrainën

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu këtë të premte, më 3 maj, në një fabrikë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Samir Mane i ftuar nga Universiteti i Vlorës: Turizmi do të jetë thelbësor për zhvillimin ekonomik

Turizmi u shndërrua në temën qendrore të bashkëbisedimit të Presidentit të Grupit BALFIN, Samir Mane,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Përmbyset autobusi në një luginë Pakistan, 20 të vdekur e 21 të plagosur

Në Pakistan 20 persona kanë ndërruar jetë dhe 21 të tjerë janë plagosur, si shkak…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Droga me “call center” në Tiranë: Operatorët merrnin porositë

Detaje të reja kanë dalë nga operacioni “Tempulli 3”, i finalizuar një ditë më parë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i prostitucionit në Tiranë, pranga tutorit nga Venezuela

Finalizohet operacioni policor i koduar “ET-1”, për goditjen e një rrjeti prostitucioni. Operacioni u zhvillua…

LEXO ME SHUME