Categories Lajme

Pranga katër shqiptarëve në Britani/ Si e kthyen berberhanen në “folenë” e veprimtarisë së tyre kriminale

Katër shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë britanike, nën akuzë për trafikim lëndësh narkotike.

Të arrestuar janë vëllezërit Edmond dhe Eduart Haziri, kushëri ri i tyre Gazmend Hoxha si dhe një shok, Alban Krasniqi.

Ata e kishin nisur “biznesin” e tyre nga një berberhane, duke e shndërruar këtë biznes të vogël, në qendrën e një rrjeti të organizuar trafiku dhe lojërash ilegale bixhozi, ku trafikantët vendosnin baste në mijëra paund, raporton “The Sun”.

Shqiptarët ndihmoheshin nga shpërndarës rumunë dhe fitonin deri në 4000 paundë në ditë me rrjetin që dërgonte drogat në rajone të tjera si Derbyshire, Leicestershire e Staffordshire. Drogat shpërndaheshin për rreth 145 përdorues në ditë, shpesh të mbështjella në bileta llotarie.

Policia ra në gjurmët e tyre, pasi gjurmoi më shumë se 1 milionë mesazhe e komunikime të tyre në platforma si WhatsApp apo telefonata të dyshimta.

Sipas mediave britanike, dy vëllezërit bënin një jetë luksi duke blerë ora Rolex apo veshje mode nga firma si Alexander McQueen, Louis Vuitton e Moncler, shkruan The Sun. Edmondi, 36 vjeçar, mbante në qafë një zinxhir floriri me diamante 30 karat.

Oficerët thanë se e dinin që vëllezërit ishin lojtarë seriozë në tregun e drogave por nuk e dinin që kishin dhe një kazino ilegale.

Prindërit e vëllezërve punojnë rregullisht në një restorant dhe nuk morën akuza

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME