Categories Lajme

Pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin, SPAK pushon çështjen ndaj tre gjyqtarëve

Prokuroria e Posaçme Anti- korrupsion ose SPAK vendos pushimin e çështjes penale ndaj tre gjyqtarëve që pranuan gjykimin e shkurtuar për Dritan Dajtin duke e kthyer dënimin e përjetshëm me 25 vite burgim. Gazetarja Klodiana Lala raporton për ‘BalkanWeb’ se për tre gjyqtarët Skënder Damini, Petrit Aliaj dhe Aleks Nikolli nuk janë gjetur elementë të veprës penale. Ata u hetuan pas dyshimeve për korrupsion, por akuzat nuk u provuan.

Dritan Dajti i akuzuar për vrasjen e katër policëve në vitin 2009 i shpëtoi burgimit të përjetshëm kur pikërisht Apeli i Krimeve të Rënda me këtë trupë gjykuese pranoi gjykimin e shkurtuar dhe e dënoi me 25 vite burg.

Prej 10 vitesh çështjet gjyqësore ndaj Dritan Dajtit ishin shtyrë vazhdimisht ndërsa Gjykata e Shkallës së Parë e dënoi me burgim të përjetshëm për vrasjen e efektivëve të Policisë Fato Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj gjatë një operacioni për kapjen e tij.

Po ashtu mbeti i vdekur edhe Ledio Mara si dhe i plagosur Fatjon Shamku, ndërsa u plagos dhe vetë Dritan Dajti. Ndërkohë Gjykata e Krimeve të Rënda e dënoi Dajtin me katër burgime të përjetshme ndërsa Apeli me 25 vite burg. Ky vendim ngjalli debat ndërsa ishte pikërisht ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj e cila kërkoi hetim për gjyqtarët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME