Categories Lajme

Prej fëmijërisë vuan nga një sëmundje e lëkurës, Viola: E dua veten siç jam…

Viola Sylejmani është vetëm 20 vjeçe dhe prej 15 vitesh bashkëjeton me vitiligon, sëmundjen që të zbardh lëkurën dhe ta lë me pulla. E ftuar në “Ftesë në 5”, e reja ka treguar se fillimi i pranimit të kësaj sëmundjeje ka qenë shumë e vështirë për të, pasi shumë persona e paragjykonin.

Ajo u përlot kur tregoi se kur shkonte në plazh, dëgjonte nënat e shoqeve të saj që u thonin fëmijëve të tyre, të mos i afroheshin Violës sepse mund t’ua ngjiste. Me lot në sy, 20-vjeçarja tregon se shumë herë i lyente shenjat në trup me make-up dhe se për shumë vite me radhë nuk e ka dashur veten e saj.

“Fillimi ka qenë shumë i vështirë. Që prej fëmijërisë jam paragjykuar nga moshatarët kur më shihnin njollat e bardha në trup. Kur shkonim në plazh, atëherë si çdo fëmijë që do të krijojë shoqëri iu afrohesha fëmijëve dhe dëgjoja nënat që nuk i lejonin të më afroheshin, sepse kishin merak se ngjitej. Gjatë moshës 16 vjeçare, në momentin kur nisa punën time të parë, u detyrova të mbuloja me “make up” shenjat në këmbë dhe në duar, për të shmangur vështrimet dhe reagimet paragjykuese të njerëzve. Për vite me radhë nuk e ka dashur dhe nuk e ka pranuar veten siç është,”- tregoi Viola ndër të tjera, duke shtuar se tashmë e ka pranuar veten siç është.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet shqiptari në Itali me 41 kg drogë të fshehura në kompresor

Një 39-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

6 celularë në burgun e Durrësit, dyshohet se u përkasin të dënuarve

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni në burgun e Durrësit, ku u gjetën 6…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarri vijon prej 24 orësh në Shkodër, flakët përfshijnë Bardhajt

Zjarri vijon të jetë aktiv prej rreth 24 orësh në kodrat e Bardhajve në Shkodër,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Syrin e Kaltër, digjen 4 kioska

Rreth orës 00:05 të datës 6 shtator, një zjarr ra në hyrje të Syrit të…

LEXO ME SHUME