Categories Lajme

Prej katër ditësh në flakë, përhapen vatra të reja zjarri në malin e Tomorrit

Flakët në kurorën me pisha në malin e Tomorrit vijojnë të jenë prezente. Në ditën e katër të rënies së zjarrit nuk është mundur që të bëhet shuarja e flakëve, ndërsa gjatë natës janë përhapur disa vatra të reja të zjarrit.

Ndërsa si pasojë e erës së madhe gjatë ditës së djeshme si edhe temperaturave të larta, flakët janë përhapur edhe më shumë. Terreni shumë i vështirë në malin e Tomorrit ka vështirësuar punën e zjarrfikësve në pamundësi për të vënë në kontroll flakët.

Ndërhyrjet nga ajri me helikopter duke hedhur ujë nuk kanë mjaftuar që të neutralizohet vatra e zjarrit .

Pamjet e zjarrit janë regjistruar gjate orëve të para të mëngjesit se ditës se sotme ku shihen qarte disa vatra te zjarrit. Ndërkohë sipas burimeve nga zjarrfikësja e Poliçanit deri me tani janë d jegur rreth 20 hektar . Por një problem është se nga djegia e pishave që janë në lartësi rrezikohet përhapja e vatrave të reja të zjarrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Greqia rrit pensionet dhe pagat: 400 euro bonus, paga minimale 1000 euro

Qeveria greke ka prezantuar një paketë të re masash ekonomike për pensionistët, punonjësit e sektorit…

LEXO ME SHUME