Categories Lajme

Prej rreth dy muajsh rezultonte i zhdu kur, gjendet pranë shtëpisë…

Ka humbur gjurmët më datë 8 qershor të këtij viti, ndërsa ka afro një javë që 55-vjeçari nuk është kthyer në banesë. Sadik Zagani nuk dihet me saktësi, se kur mund të jetë larguar nga banesa, pasi mbrëmjen e 8 qershorit është shtrirë për të fjetur sikundër çdo herë tjetër. Ai jetonte bashkë me të birin në të njëjtën shtëpi private dykatëshe, ndërsa atë mbrëmje nuk ka shfaqur asnjë shqetësim tek familjarët. Këta të fundit e kanë gjetur dhomën e tij bosh, kur janë zgjuar të nesërmen herët në mëngjes, ndërsa nuk kanë mundur të dëgjojnë qoftë edhe një lëvizje të vogël, kur babai i një djali ka vendosur të largohet.

55-vjeçari kishte pak kohë që kishte pësuar një incident, për shkak të problemeve shëndetësore, humbjes së ekuilibrit, ai ishte rrëzuar dhe kishte afro dy muaj që kishte shkëputur marrëdhëniet në punë, në landfill ku punonte në Shkodër. Kur ai është larguar nuk ka pasur me vete asnjë mjet identiteti apo para. Ka pasur të veshur një xhup ngjyrë gri, tuta sportive, këpucë ngjyrë kafe. Me një trup mesatar Sadik Zagani humbi gjurmët nga Bushati, komuna Vau i Dejës në Shkodër.

55-vjeçari nuk ka emigruar kurrë më pare, që familjarët ta lidhin këtë largim të tij me ndonjë dyshim të mundshëm të kalimit të kufirit. Pas denoncimit që kanë bërë në policinë e Shkodrës, familjarët nuk dinë të thonë me saktësi se cila mund të ketë qenë arsye e largimit të Sadikut, pasi ai ka qenë një familjar i rregull dhe afro 2 muaj më parë ka qenë në marrëdhënie punë, por kurrë më parë nuk ka shfaqur shqetësime.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Flakët në dy fronte, Dajt dhe Dibër! Ministria e Mbrojtjes: Sot 10 vatra zjarri, 5 janë ende aktive, s’ka rrezik për banesat!

Zjarret vijojnë të djegin sipërfaqe me pyje e bimësi në territorin e Shqipërisë. Ministria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacion i përbashkët Shqipëri-Ukrainë-Kazakistan, goditet rrjeti kriminal i trafikut të…

Autoritetet në Ukrainë, Kazakistan dhe Shqipëri kanë goditur në një operacion të përbashkët dy qeliza…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, makina përmbyset në kanal, plagoset një pastor i huaj

Një aksident ka ndodhur në Çukas, pranë Urës së Kuçit, në Berat, në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Durrës/ Dhunuan kamarierin 18 vjeçar pasi kërkoi pagën, arrest me burg për djemtë dhe dhëndrin e pronarit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45 ditor…

LEXO ME SHUME