Categories Lajme

Radoja i tha se u shit për para, Ndrenika i kthen përgjigjen ironizuese: “Mora 200 mijë euro”

Vazhdon ende protesta e aktorëve dhe qytetarëve kundër shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar. Së fundmi, Guljem Radoja dje bëri një akuzë të fortë ndaj Robert Ndrenikës, duke e pyetur atë se pse ishte shitur. Radoja u kërkoi qytetarëve dhe artistëve që kauza e Teatrit të mos politizohet dhe kolegët të ruajnë nderin e tyre, duke iu referuar dhe aktorit Robert Ndrenika, ndonëse nuk i përmendi emër. Mbi deklaratat e kolegut të tij, ka reaguar së fundmi Ndrenika. Në në prononcim për “Panorama”, Ndrenika nëpërmjet një bisede telefonike ka pohuar se është në gjendje jo të mirë shëndetësore. “Të më falni, por nuk jam mirë me shëndet. Nuk jam mirë. Unë kam bërë disa deklarata më parë, ja merrni ato. Sot e kishin shkruar në një gazetë njërën”, ka thënë Ndrenika. Më pas, aktori i është përgjigjur deklaratës së kolegut të tij. “Mendon se jam shitur?! Epo mirë, le të mendojë ashtu. Por a mund të më thotë se me se jam shitur?! E pra, kam marrë para. I thoni që kam marrë nja 200 mijë euro”, ka thënë me ironi Ndrenika.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 29 Tetor 2026

Dashi Edhe pse do të niseni të bëni gjërat gjithmonë me qëllimin e mirë, jo…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur

Tiranë-Durrës/ Makina përfundon në kanal pranë Urës së Dajlanit, shoferi dyshohet se ishte i dehur.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500 euro

Vrasja e shqiptarit në Itali/ 29-vjeçari pranon krimin: “Isha unë”, dyshohet për një borxh 500…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për person

Sarandë/ Kapet furgoni me 21 emigrantë nga Iraku dhe Irani, arrestohet 35-vjeçari: 2800 euro për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona

Aksident në aksin Librazhd-Përrenjas, përplasen 4 automjete, plagosen 3 persona Një aksident rrugor është regjistruar…

LEXO ME SHUME