Categories Kulture

Bëhuni gati për një udhëtim në Karaibe, shqiptarët udhëtojnë lirshëm drejt ishullit përrallor

Së fundmi, qeveria shqiptare ka bërë të ditur vendimin për të hequr vizat me Federatën e Shën Kristoferit dhe Nevisit. Ky vendim është firmosur nga kryeministri Edi Rama. “Me propozimin e Kryeministrit dhe ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, Këshilli i Ministrave vendosi miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Federatës së Shën Kristoferit (St. Kitts) dhe Nevisit, për heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave diplomatike, zyrtare dhe të zakonshme, sipas tekstit bashkëlidhur këtij vendimi”, thuhet në këtë vendim. Federata e Shën Kristoferit ndodhet në detin e Karaibeve dhe përbëhet nga dy ishujt e Shën Kristoferit dhe Nevisit. Sipërfaqja e përbashkët e dy ishujve arrin në 261 km katror, ndërsa mban rekordin si shteti më i vogël në të gjithë hemisferën perëndimore. Popullsia shkon në 55 mijë, ku 92.5% e popullsisë janë me prejardhje afrikane, ndërsa 2.1% kanë prejardhje evropiane. Në indeksin e zhvillimit, Federata e Shën Kristoferit konsiderohet me nivel të lartë, e 72-ta në botë dhe njihet si një parajsë fiskale në Karaibe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

“Menorah” Libri i ri nga Deni Llanaj, një thriller psikologjik dhe provokues

Libri i ri “Menorah” nga Deni Llanaj vjen si një thriller psikologjik dhe provokues që…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Kinematografia shqiptare në zi, ndërron jetë aktori i njohur Birçe Hasko

Aktori i njohur i kinematografisë shqiptare Birçe Hasko ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME