Categories Kulture

Prek trashëgiminë /Kalaja e Malathresë

Kalaja e Malathresë

Statusi i objektit: Kalaja e Malathresë është shpallur monument kulture i kategorisë së parë me aprovimin e ligjit Nr. 586, Datë 17.03.1948 dhe më vonë me vendim Nr.1886, Datë. 23.09.1971, nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës.

Viti/koha e ndërtimit: Shek. III para. Kr.

Vendndodhja: Fshati Mursi, Bashkia Konispol.

Përshkrimi: Kalaja e Malathresë ndodhet në vendin e quajtur Malathre, në një kodër rrëzë malit të Miles, në krahun e majtë të rrugës Vrinë-Konispol, midis qytetit antik të Butrintit dhe fortifikimit të Çukës së Ajtoit. Monumenti është identifikuar dhe gërmuar nga misioni Italian i vendosur në Butrint në vitet 1928-30, nga arkeologu L. M. Ugolini dhe P. Marconi, por rezultatet e tyre nuk janë botuar kur. Në vitet 1970, ajo përshkruhet nga arkeologu shqiptar Dhimosten Budina dhe gërmimi arkeologjik i saj u krye në fillimet e viteve 1980 nga Dhimitër Çondi. Gërmimet treguan se ndërtimi fillestar i saj daton në gjysmën e dyte të shek. III para. Kr dhe ka një fazë tjetër ripërdorimi në periudhën romake. Në fazën fillestare ndërtesa ka formë katërkëndore me përmasa 15 x 15 m, e fortifikuar me katër kulla në kënde dhe një oborr qëndror të ngjashëm me një peristil, të rrethuar me kthina të ndryshme. Në ambientet e ndërtesës hyej nëpërmjet një hyrje me hark nga ana jugore. Në periudhën romake sipërfaqja e ndërtesës zmadhohet nga veriu dhe perëndimi, për këtë arrsye prishen kullat anës veriore dhe ruhen vetëm kullat e anës jugore si dhe hyrja me hark. Emri i saj Kalaja e Malathresë është një toponim i vonshëm, siç vërtetojnë studimet e viteve të fundit ajo ka luajtur rolin e një ferme antike të fortifikuar e transfomuar në një Vila Rustika gjatë periudhës romake dhe ka shërbyer si rezidencë rurale e një qytetari të pasur të kohës, ndoshta pronar tokash bujqësore në fushën antike të Kestrinës. Gërmuesi i saj Dh. Çondi, ka parashtruar hipotezën se ajo mund të identifikohet me Amalteun vilën e Pompon Atikut, mikut të Ciceronit. Kjo hipotezë mbështetet tek një argument gjuhësor, që e shikon emrin Malathre si metatezë të emrit Amalte, megjithatë nuk ka dëshmi epigrafike që mund ta mbështesin këtë tezë. Ferma antike e Malathresë për arkitekturën dhe formën planimetrike është një monument i veçantë, që nuk gjen paralele në territorin Kaonisë , por edhe më gjerë në botën antike.

Bibliografia: Dh. Çondi, Fortesa-vilë e Malathresë (La fortresse-villa de Malathre), Iliria 1984, XIV, 2, f. 131-152; J. Bogdani, Le residenze rurali della Caonia Hellenistica. Note per una nuova lettura, Agri Centurati 2011, 8, An International Journal of Landscape Archaeology, Pisa-Roma, f. 121-144; E. Giorgi, J. Bogdani, Genesi Urbana e Organizzazione del Territorio nella Caonia di eta Classica ed Ellenistica. Scavi di Phoinike. Il Territorio di Phoinike in Caonia, Archeologia del Paesaggio in Albania Meridionale, Bologna, Ante Quem 1, 2012; S. P. Morris, J. K. Papadopulos, Greek Towers and Slaves: An Archaeology of Exploition, American Journal of Archaeology, A.I.A,Vol. 109, No. 2, 2005, f. 204-205.

Funksioni: Fermë e fortifikuar, monument kulture.

Hyrja: Pa biletë

Itinerari: Për të vizituar Kalanë e Malathresë, duhet të shkoni në afërsi të fshatit Mursi, duke ndjekur rrugën Vrinë-Konispol.

Pozicioni në Google Map:
https://goo.gl/maps/An4cBjK2gZt

Image may contain: sky, cloud, mountain, outdoor and nature

Image may contain: sky, outdoor and nature

Image may contain: mountain, sky, tree, plant, outdoor, nature and water

Image may contain: sky, mountain, cloud, outdoor and nature

No automatic alt text available.

Image may contain: sky, cloud, mountain, outdoor and nature

No automatic alt text available.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Fest Folk 2024 “Sofra Konispolate”, nata e dytë me dhjetra grupe artistike nga Konispoli, Saranda, Delvina, si dhe nga mbarë Shqipëria dhe Kosova

Për dy netë radhazi, me nismën e bashkisë së Konispolit dhe mbështetjen e Këshillit të…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Në Pallatin e Kulturës “Labëria”, u zhvillua faza finale e festivalit “Gurra Folk Fest”, edicioni i VI

Për të gjashtin vit radhazi, Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Vlorë, në koordinim me Drejtorinë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Përkujtohet Kuvendi i Besës në Senicë

Në fshatin Senicë, të njohur si “ballkon” i krahinës së Rrëzomës, 254 vite më parë…

LEXO ME SHUME